E përditësuar|e Mërkurë, Prill 23, 2014

Zbardhet programi i PDIU-së për Ministrinë e Diasporës 

largea_diaspora21348417872Ja si do të funksionojë institucioni që do t’i shërbej shqiptarëve jashtë vendit

Krijimi i një Komiteti ose Ministrie për Diasporën ka qenë një prej kërkesave të vazhdueshme të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Edhe pas përfundimit të negociatave për bashkimin në koalicionin e djathtë, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur se pas bisedimeve me Partinë Demokratike kanë rënë dakord për krijimin e kësaj Ministrie, i cili do t’i shërbej shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Po ku konsiston realisht Ministria e Diasporës, dhe çfarë funksionesh do të ketë ai? Në programin e saj Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka parashikuar se shtimi i mobilitetit të njerëzve prej globalizmit ka bërë që Diaspora të marrë më shumë rëndësi për qeveritë e ndryshme dhe gjatë dekadës së fundit, një numër gjithnjë e më i madh vendesh ka krijuar institucione të dedikuara ekskluzivisht ndaj diasporave. Sot anembanë botës ka mbi 77 institucione të tilla, rreth 1/3 e tyre janë krijuar pas vitit 2005 dhe si modele më të përshtatshme për Shqipërinë janë identifikuar institucionet e posaçme të vendeve si Italia, Armenia, Izraeli apo Portugalia.

Duke ndjekur këtë trend ndërkombëtar Ministria për Diasporën Shqiptare do të shërbejë për të ringjallur, mbajtur dhe konsoliduar lidhjen me Diasporën, për të koordinuar politikat qeveritare që lidhen më shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit si dhe për të maksimalizuar përdorimin e potencialit të anëtarëve të Diasporës në të mirë të Shqipërisë.

Ministria fillimisht do të duhej të krijohej me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe mandej në një kohë të dytë, pasi institucioni të ketë hedhur themelet, mund të hartohet një projektligj i cili do ta zgjeronte dhe konsolidonte funksionimin e tij. Paralelisht duhet abroguar Instituti i Diasporës që gjendet pranë Ministrisë së Jashtme dhe kompetencat si dhe baza materiale dhe dokumentacioni i kalojnë Ministrisë. Në fazën e parë, Ministria do të merret me plotësimin e nevojave logjistike, ambjenteve dhe bazës materiale; rekrutimin dhe trajnimin e stafit; hartimin e një strategjie pune me planin përkatës të veprimit; mbledhjen e te dhënave për Diasporën dhe vendosjen e menjëhershme të kontakteve më të; vendosjen e kontakteve dhe të “modus operandi” me institucionet qeveritare me të cilat ka lidhje në veprimtarinë e tij, mbledhjen dhe analizimin e përvojës nga institucione simotra në botë si dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta sektorale për të përmirësuar rolin e vetë, identifikuar nisma që lidhen me objektivat e Ministrisë si dhe për të qartësuar e promovuar rolin e tij në sytë e publikut dhe palëve të interesuara.

Ministria parashikohet të ketë katër drejtori. Drejtorinë e Çështjeve Sociale, Arsimore dhe Kulturore, Drejtorinë e Hulumtimit dhe Politikave, Drejtorinë Ekonomike dhe atë të Shërbimeve Mbështetëse.

Drejtoria e parë merret me organizimin e aktiviteteve, nismave, apo projekteve që kanë për qëlllim ringjalljen, konservimin, pasurimin dhe trashëgimin e identitetit kombëtar, kulturës, gjuhës dhe traditës shqipe në Diasporë si dhe me arsimin shqip përtej kufijve. Monitoron statusin social, të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe jep mbeshtetje për përmirësimin e gjendjes së tyre. Brenda këtij dimensioni social, ajo merr pjesë në negociimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multi-laterale që prekin Diasporën.

Drejtoria e Ekonomisë do të përpiqet të inkuadrojë Diasporën në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë në disa mënyra. Duke nxitur dhe lehtësuar shfrytëzimin e Diasporës si burim i investimeve të drejtëpërdrejta të huaja; duke kanalizuar në mënyrë më efikase remitancat e ardhura, duke nxitur eksportet shqiptare nëpërmjet promovimit të konsumit të tyre prej Diasporës, duke promovuar ofertën turistike të Shqipërisë nëpërmjet thithjes së turistëve që vizitojnë trojet shqiptare nga radhët e Diasporës si dhe duke mbuluar mangësite në kapital human në Shqipëri duke thirrur trurin shqiptar nëpër botë. Drejtoria Mbështetëse merret me administratën, financën, logjistikën, aspektet juridike, marketingun si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe me publikun. Drejtoria e Hulumtimit dhe Politikave bën mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave ekzistuese të Diasporës, krijimin e bazës së të dhënave, si dhe kryerjen e studimeve cilësore dhe sasiore në mënyrë të rregullt.

Ajo shërben si urë dykahëshe komunikimi duke përcjellë propozime, rekomandime, sugjerime e kërkesa që vijnë nga komunitetet shqiptare të Diasporës. Bën evidentimin dhe studimin e pengesave institucionale apo rrethanave të tjera negative që vështirësojnë dhënien e kontributit të Diasporës dhe hartimi i politikave që do mund të shërbenin për të stimuluar përfshirjen e Diasporës në vendlindje. Nëpërmjet kësaj drejtorie mund të ndihmojë që Diaspora shqiptare të angazhohet jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë por edhe në përpjekjet diplomatike e politike të Shqipërisë. Kjo drejtori gjithashtu do të mobilizonte Diasporën në mënyrë që ajo të lobojë në vendet pritëse lidhur me interesa apo prioritete kombëtare shqiptare. Ajo mund ta nxisë Diasporën të angazhohet në nisma, fushata apo projekte që synojnë të përmirësojnë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nëpër botë dhe mundësojnë një brandim të suksesshëm kombëtar.

Programi i PDIU-së për Ministrinë për Diasporën Shqiptare

Krijimin e Ministrinë për Diasporën Shqiptare i cili ka si objekt veprimtarie detyrat e mëposhtme:

  1. Ngarkohet me ndërtimin, lehtësimin dhe konsolidimin e lidhjeve mes Diasporës dhe Shqipërisë në të gjitha sfera e jetës.
  2. Të merret me ringjalljen, konservimin, pasurimin dhe trashëgimin e identitetit kombëtar, kulturës, gjuhës dhe traditës shqipe në Diasporë.
  3. Të monitorojë gjendjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, dhe të jepte mbështetje për përmirësimin e gjendjes së tyre duke e ndihmuar për problematikat të fushave të ndryshme si për shembull sociale, juridike apo kulturore.
  4. Të identifikojë, regjistrojë, kontaktojë dhe studiojë Diasporën e re dhe të vjetër shqiptare.
    1. Të rrisë rolin e Diasporës në jetën politike shqiptare duke synuar hartimin e reformave të nevojshme për të mundësuar një pjesëmarrje të Diasporës së re në zgjedhjet parlamentare.
    2. Të shfrytëzojë potencialin e Diasporës në të mirë të Shqipërisë duke nxitur kanalizimin e kapitaleve financiare, humane dhe materiale të Diasporës drejt zhvillimit ekonomik të vendit.
    3. Të angazhojë Diasporën në mbështetje të interesave kombëtare shqiptare, në konsolidimin e pozicionit të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve nëpër botë.
    4. Të marrë pjesë në negociimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale që prekin Diasporën si dhe të koordinojë politikat qeveritare që lidhen më shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
    5. Të përfaqësojë qeverinë shqiptare jo vetëm përpara Diasporës por edhe në konferenca apo aktivitete të tjera ndërkombëtare që lidhen me migracionin dhe diasporat.
      1. Ministria për Diasporën Shqiptare është i përbërë nga katër drejtori:
      2. Drejtoria e çështjeve sociale, arsimore dhe kulturore, e cila ka për detyrë:
        1. Konservimim dhe promovimin e identitetit kombëtar, kulturës, gjuhës dhe traditës shqipe në Diasporë.
        2. Evidenton dhe promovon hapësirat që mund të ekzistojnë, që Diaspora të jetë më e përfshirë në veprimtari shkencore, humanitare, sportive apo kulturore në Shqipëri
        3. Nxit integrimin e akademikëve apo shkencëtarëve të Diasporës me komunitetin akademik e shkencor në atdhe.
        4. Merret me hapjen e qendrave kulturore shqiptare ne disa nga kryeqytetet e huaja më të rëndësishme për Shqipërine dhe shqiptarët (ne bashkëpunim edhe me Kosoven aq sa te jete e mundur): Berlin, Londer, Paris, Rome, Athine, Stamboll dhe Nju Jork.
        5. Angazhimin e Diasporës në promovimin e shtetit, kulturës, traditës, gjuhës, personaliteteve dhe monumenteve shqiptare në vendet pritëse.
        6. Promovon gjuhën shqipe jashtë vendit, kryen botimin dhe promovimin e librave shqiptarë jashtë vendit, shpërndarjen jashtë të librave dhe materialeve audiovizuale në shqip.
        7. Kryen organizimin e konferencave mbi gjuhën shqipe dhe manaxhon marrëdhëniet me mediat radiotelevizive, certifikimin e njohurive të gjuhës shqipe.
        8. Organizon ekspozita, koncerte, shfaqje dhe konferenca për projektet kulturore dhe artistike dhe për projekte të veçanta si dhe për turizmin kulturor.
        9. Manaxhon shpenzimet në Shqipëri dhe financimet për përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për sa i përket kulturës kombëtare, koordinimin dhe drejtimin aktiviteteve, propozimet për emërimin e drejtorëve, manaxhimin e personelit, miratimin e buxheteve dhe dhënien e subvencioneve në bazë të legjislacionit përkatës.
        10. Mbikëqyr promovimin dhe bashkëpunimin në kuadër të marrëveshjeve kulturore dhe marrëveshjeve shkencore shumëpalëshe, si dhe pjesëmarrjen në organizatat shumëpalëshe.
  1. Të mbikëqyrë funksionimin e institucioneve arsimore, edukative dhe kulturore shqiptare jashtë vendit. Ndjekë veprimtaritë e institucioneve të huaja të edukimit në Shqipëri. Administrojë personelin që nuk i përket Ministrisë së Punëve të Jashtme, në lidhje me institucionet arsimore, edukative dhe kulturore jashtë vendit.

  1. Nxit bashkëpunimin rajonal, mbrojtjen dhe rimëkëmbjen kulturore dhe artistike të veprave të artit të eksportuara ilegalisht.
  2. Ndihmon kërkimin shkencor dhe teknologjik, koordinimin, manaxhimin, zhvillimin dhe monitorimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh shkencor dhe teknologjik, projektet, konferencat dhe takimet për promovimin e shkencës dhe teknologjisë shqiptare.
  3. Ndihmon në mbarëvajtjen e aktivitetit të shkollave shqiptare jashtë vendit, komisionet e provimeve, marrëveshjet për sa i përket shkollimit, përcaktim të kontingjentit të stafit të shkollës në shërbim jashtë vendit, punësimin, pagesën dhe manaxhimin e stafit të shkollës dhe lektorëve jashtë vendit, stafin zëvendësues dhe stafin me kontratë të shkollës, çështjet ligjore, trajnimin dhe kualifikimin e personelit të shkollës, administrimin e personelit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kontributet për shkollat jo shtetërore dhe institucionet arsimore të huaja.

  1. Drejtoria e hulumtimit dhe politikave:

  1. Mbledh, regjistron dhe përpunon të dhënat demografike, gjeografike, historike, ekonomike, sociale dhe politike të Diasporës.
  2. Kryen e studime cilësore dhe sasiore mbi Diasporën dhe perceptimet e saj. Në këtë kuadër mbledh dhe përcjell në institucionet përkatëse propozime, rekomandime, sugjerime e kërkesa që vijnë nga komunitetet shqiptare të Diasporës.
  3. Kryen gjithashtu detyra në lidhje me hulumtimin e rrënjëve gjenealogjike të emigrantëve dhe pasardhësve të tyre.
  4. Merret me hartimin e reformave apo ndryshimeve të tjera institucionale që do mund të shërbenin për të stimuluar përfshirjen e Diasporës në vendlindje dhe lobimi pranë qeverisë për adoptimin e tyre.
  5. Bën evidentimin e pengesave institucionale apo rrethanave të tjera negative që vështirësojnë apo dekurajojnë dhënien e kontributit të Diasporës dhe ndërmarrja e veprimeve për t’i eleminuar apo anashkaluar ato.
  6. Merret me identifikimin dhe analizimin e prioriteteve zhvillimore të Shqipërisë dhe hartimin e politikave ku mund të përfshihet Diaspora.
  7. Merret me rritjen e mobilizimit të Diasporës në lobimin në vende pritëse lidhur me prioritete kombëtare sikurse janë integrimi i Shqipërisë, njohja ndërkombëtare e Kosovës apo realizimi i të drejtave apo përmirësimi i gjendjes së shqiptarëve në shtetet ku janë minoritet.
  8. Nxitja dhe konsolidimi i pjesëmarrjes së Diasporës në jetën politike në Shqipëri duke shërbyer si urë lidhëse dhe ndikuese mes Diasporës dhe institucioneve qeveritare shqiptare.
  9. Mban Diasporën të mirinformuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe në mbarë trojet shqiptare.

C. Drejtoria ekonomike:

  1.         i.            Merret me nxitjen dhe lehtësimin e përfshirjes së Diasporës si burim i investimeve të drejtëpërdrejta të huaja (FDI) duke lehtësuar marrëdhënien e Diasporës me agjencitë apo institucionet shtetërore përkatëse.
  2.       ii.            Nxit e eksportet shqiptare duke promovuar konsumimin e tyre nga Diaspora
  3.     iii.            Nxit turizmin patriotik duke mundësuar thithjen e turistëve që vizitojnë trojet shqiptare nga radhët e Diasporës.
  4.     iv.            I ofron Diasporës informacione të detajuara lidhur me legjislacionin shqiptar, jetën financiare dhe ekonomike, politikat fiskale dhe monetare dhe të tjera të dhëna të nevojshme për të investuar apo bërë tregti në Shqipëri.
  5.       v.            Lehtëson vendosjen e lidhjeve mes biznesmenëve të Diasporës dhe biznesit vendas si dhe mes Diasporës dhe institucioneve apo projekteve publike ku mund të kanalizohet potenciali i Diasporës.
  6.     vi.            Kryen nxitjen e përfshirjes së Diasporës në Shqipëri në aspekte zhvillimore me prioritet të lartë si arsimi, shëndetësia, transporti, komunikacioni etj.
  7.   vii.            Merret me shqyrtimin e mundësive dhe identifikimi i aktorëve apo faktorëve në Diasporë dhe vendlindje që mund të shërbejnë për të shtuar tregtinë mes Shqipërisë dhe vendeve pritëse.
  8. Negociojë dhe mundësojë marrëveshje bilaterale me vendet pritëse për transferimin e shërbimeve shoqërore me vendet pritëse.
  9.     ix.            Merret me lehtësimin e konvalidimit në Shqipëri të diplomave apo kualifikimeve të tjera të përfaqësuesve të Diasporës.
  10.       x.            Mbledh dhe analizon të dhëna mbi gjendjen ekonomike dhe bizneset e shqiptarëve në Diasporë, remitancat e emigrantëve dhe projektet që emigrantët kanë ndërmarrë në vendlindje.
  11.     xi.            Ngarkohet me hapjen e negociatave per nenshkrimin e traktateve dypalesh ne lidhje me evitimin e tatimit te dyfishte me vendet me prezence te konsiderueshme shqiptarësh.

d. Drejtoria mbështetëse:

  1.         i.            Merret me çështjet e rekrutimit, monitorimit, vlerësimit dhe trajnimit të personelit.
  2.       ii.            Trajton nevojat logjistike dhe merret me mirëmbajtjen e bazës material.
  3.     iii.            Mbulon aspektet financiare dhe ligjore.
  4.     iv.            Merret me marredhëniet më jashtë dhe me publikun.

Etiketat: , , , , ,

Shkruaj një koment