E përditësuar|e Mërkurë, Tetor 1, 2014

U arratisën nga burgu, policia greke vret dy shqiptarët 

te vraret greqiPolicia greke po vazhdon operacionet e gjera të kërkimit për tre shqiptarët e arratisur nga burgu Trikalas që janë ende të lirë, pasi dy anëtarë të grupit u vranë dje në mbrëmje rreth orës 21.00 në një shkëmbim zjarri me forcat e rendit. Dy shqiptarët e vrarë nga policia greke janë Admir Murataj 41 vjeç dhe Edison Lika, 25 vjeç. Nga vendi i ngjarjes kanë arritur të arratisen tre shqiptarë të tjerë, Marian Kola 36-vjeç, Klement Çala, 25-vjeç, nga Elbasani dhe Ilir Kupa, 27-vjeç nga Fushe-Kruja. Ditën e djeshme në aksionet e kërkimit për shqiptarët janë angazhuar mbi 300 efektiva të policisë greke nga forcat speciale përfshi edhe njësitet e ushtrisë. Më 23 mars 2013 shqiptarët u arratisën nga burgu Trikalas pas një sulmi me armë nga jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit. 


Ngjarja

Policia greke ka vrarë 2 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM. Mësohet se operacioni për kapjen e tyre filloi në mëngjes dhe sipas disa informacioneve, 4 të dyshuar ishin identifikuar nga kamerat termike të policisë.  Pas identifikimit, vazhdoi një ndjekje intensive me helikopterë dhe qen policie. Gjatë mbrëmjes, policia shkëmbeu zjarr me personat e armatosur dhe për pasojë 2 prej tyre mbetën të vrarë, Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç.  (Edison Lika i Hazisit dhe Nafijes, lindur në Shqipëri me 4 prill 1988; Admir Murataj, i Azemit dhe Inesit, mban dhe emra të tjerë si Admir Xhaferri, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj etj. Lindur më 1 gusht 1972 në Shqipëri) Operacioni vazhdon ende, ndërkohë që në kërkim janë edhe persona të tjerë.  Sipas informacioneve, në mëngjes të arratisurit nga burgu ishin ndarë në 2 grupe dhe lëviznin në drejtime të ndryshme. Në 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. 8 të tjerë që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë.  Më 30 mars gjatë një përleshjeje u vra 25-vjeçarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë një polic 37-vjeçar dhe çarmatosën patrullën e policisë.

Etiketat: , ,

Shkruaj një koment