E përditësuar|e Mërkurë, Korrik 30, 2014

Topalli manipulon dhe “Mirror”-in për armët kimike 

Ish- kryetarja e Parlamentit dhe njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, duket se është bërë pjesë e abuzimit me çështjen e armëve kimike.

Në profilin e saj personal ajo ka postuar një faqe të parë të gazetës britanike “The Mirror”, por me një ndërhyrje të dukshme dhe amatoreske në “Photoshop”.

Siç mund ta shikoni qartë, në variantin që ofron Topalli titulli shkruhet “NOW THEY’RE GASSING ALBANIA”, ndërsa në variantin origjinal të gazetës, titulli është “NOW THEY’RE GASSING CHILDREN”.

Një përdorim ky që duket se do ta vendosë në pozitë të vështirë zonjën Topalli para opinionit publik, ndërsa vendos si shënim bashkë me foton: “Ed Kimiku dhe projekti i tij”./Lajmi Fundit/

Faqja origjinale e Mirror

Faqja origjinale e Mirror

Faqja e Mirror e manipuluar nga Topalli

Faqja e Mirror e manipuluar nga Topalli

Nuk gjenden etiketa per kete lajm

Shkruaj një koment