E përditësuar|e Mërkurë, Prill 23, 2014

Provimet me zgjedhje, ja përmbajtja e testit të maturës shtetërore 

studentetTesti për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me nga 1 pikë dhe 10 pyetje të tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë

50 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimeve me zgjedhje. Pas përmbylljes se dy provimeve të detyrueshme të Maturës Shtetërore, maturantët në mbare vendin do të japin dy provime me zgjedhje. Këtë vit maturanët kanë patur mundësinë të përzgjedhin vetëm 2 lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën të ditur se mbi 19 mijë maturantë kanë zgjedhur të japin provim me zgjedhje një gjuhe të huaj, ndërkohe që mbi 10 mijë të tille kanë vendosur të japin si provim me zgjedhje si lënde të parë gjuhën angleze.

Teza e provimit

E gjithë teza do të bazohet mbi programet orientuese. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative që vlerësohen me nga 1 pikë dhe 10 pyetje të tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Në total, testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 40 pikë dhe ndërtohet në tre nivele: 40 % e pyetjeve janë të nivelit të parë, 40 % të nivelit të dytë, 20 % të nivelit të tretë. Ndërkohë, shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe përqindjes që zë secila linjë në programin lëndor orientues të Maturës Shtetërore. Bazuar në përqindjen e çdo linje në test, maturantët duhet të kenë parasysh faktin se temat që kanë peshën më të madhe do të kenë rrjedhimisht edhe më shumë pikë. Kjo do të thotë se dhe numri i pikëve në testin e përgjithshëm, që do të zënë këto linja do të jetë më i madh, krahasuar me linjat e tjera.

Gjithashtu për ato linja të cilat përfaqësohen me një peshë të vogël në programin e vlerësimit, por dhe që kërkojnë kohë të gjatë në zgjidhjen e ushtrimit, për vetë karakterin e linjës, do të trajtohen si kërkesa me alternativa në trajtën e koncepteve. Dy provimet me zgjedhje duket se do të jenë prova e fundit e mijëra maturantëve drejt rrugës për në universitet. Nëse në provimet e detyruara është vënë re një nivel mesatar, në këto provime pritet që të jepet maksimumi nga kandidatët. Përgjithësisht maturantët që pretendojnë për degët më të mira kanë marrë nota të kënaqshme në dy provimet me zgjedhje.

Lëndët dhe përqindja e secilës linjë të përmbajtjes

FIZIKË

Mekanika 34%

Fizika molekulare dhe termodinamika 11%

Elektriciteti dhe magnetizimi 24%

Lëkundjet dhe valët 13%

Optika gjeometrike 7%

Relativiteti 3%

Fizika kuantike dhe bërthamore 8%

Gjithsej 100%

KIMI

Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes

Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik 17%

Kimi sasiore 16%

Kinetika kimike 8%

Ekuilibrat kimikë 10%

Elektrokimia 11%

Termokimi 8%

Kimi organike 30%

BIOLOGJI

Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes

Bazat kimike të jetës 2%

Bazat kimike të jetës

Biologjia qelizore 19%

Qeliza, struktura dhe funksioni i saj

Energjia për jetën

Ndarja qelizore

ADN rekombinante

Bioteknologjia

Funksionet jetësore të bimëve

Sistematika 26%

Klasifikimi i gjallesave

Viruset dhe prokariotët

Eukariotet: protistët dhe kërpudhat Eukariotet: bimët

Eukariotet: kafshët e thjeshta

Eukariotet: kafshët e komplikuara

Riprodhimi dhe zhvillimi te bimët

Ndërtimi i bimëve

Anatomia, fiziologjia shtazore 24%

Riprodhimi dhe zhvillimi te kafshët dhe njeriu

Hyrje në fiziologjinë e kafshëve dhe njeriu

Sistemet koordinative tek kafshët dhe njeriu

Të ushqyerit dhe energjia

 Ruajtja e mjedisit të brendshëm te kafshët dhe njeriu

Gjenetika e njeriut

Veprimtaria nervore

Evolucioni 3%

Gjenetika e popullatave dhe lloji

Trashëgimia 15%

Informacioni gjenetik

Trashëgimia. Teoritë dhe ligjet e saj

Gjenet dhe tiparet

Gjenetika e njeriut

Mikrobiologjia 2%

Viruset dhe prokariotët

Ekologjia 9%

Organizmat dhe mjedisi

Popullatat dhe komunitetet

Njeriu dhe mjedisi

HISTORI

Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes

Histori e lashtë botërore 6%

Histori botërore e mesjetës 6%

Histori moderne botërore 13%

Histori botërore e shek. XX 25%

Histori e popullit shqiptar 50%

GJEOGRAFI

Gjeografia fizike e përgjithshme 26%

Nënlinjat: Toka; Atmosfera; Hidrosfera;

Tokat dhe biogjeografia; Mjediset jetësore.

Gjeografia rajonale 25%

Nënlinjat: Probleme të përgjithshme të:

Mjedisit gjeografik; Evropa; Amerika e Veriut

Dhe Amerika Latine; Afrika; Lindja e Mesme;

Azia Jugore; Azia Juglindore; Azia Lindore;

Australia dhe Oqeania.

Gjeografia e trashëgimisë natyrore dhe kulturore 5%

Nënlinjat: Mjedisi në vështrimin gjeografik;

Pasuritë e veçanta natyrore dhe kulturore ose trashëgimia;

Trashëgimia natyrore kombëtare;

Monumentet e kulturës dhe rëndësia e trashëgimisë kulturore.

Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave jashtë kufijve 4%

Nënlinjat: Përbërja dhe pozita gjeografike e trevave shqiptare;

Natyra e trevave shqiptare; Organizimi shtetëror dhe administrativ;

Popullsia dhe vendbanimet; Ekonomia; Rajonet gjeografikë të trevave shqiptare (Republika e Shqipërisë); Kosova; Trevat shqiptare në Serbi;

Trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore; Trevat shqiptare.

SOCIOLOGJI

Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes

Linja Sociologji

Kultura 23%

Familja 8%

Komunikimi masiv 7%

Feja 5%

Shoqërizimi 5%

Shkenca dhe teknologjia 4%

Devianca 7%

Popullsia dhe urbanizimi 10%

Racat dhe etniciteti 7%

Linja Edukimi qytetar demokratik

Ç’është demokracia 7%

Faktorët që ndihmojnë dhe pengojnë demokracinë 5%

Funksionimi i demokracisë 12%

EKONOMI-FILOZOFI

Linja Filozofi

Historia e filozofisë 16%

Njeriu dhe bota 18%

Njohja dhe arsyeja 8%

Praktika dhe qëllimet 8%

Linja Ekonomi

Çfarë studion ekonomia 4.05%

Sistemi ekonomik i iniciativës së lirë 2.7%

Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut 8.15%

Konsumatori në ekonominë e tregut 1.35%

Fillimi i një biznesi 5.40%

Financimi i një biznesi 4.05%

Prodhimi, produktiviteti dhe kostoja 4.05%

Si konkurrojnë firmat 5.40%

Qeveria dhe politika fiskale 4.05%

Paraja dhe institucionet monetare 4.05%

Stabiliteti ekonomik 6.75%

Kur nuk njihet rezultati i provimit

-Nuk qëndrojnë në vendin që i është caktuar nga administratori i provimit

-Marrin ose japin informacione nga njëri-tjetri apo në rastet që kopjojnë

-Bën komente për përmbajtjen e pyetjeve apo lidhur me zgjidhjen e testit

-Nëse mban telefon celular apo çdo mjet tjetër komunikimi gjatë orës që zhvillohet provimi

-Refuzon kontrollin në momentin që hyn në mjediset që zhvillohet provimi

Maturantëve nuk i njihet rezultati nëse:

-Nëse përdor laps apo stilolaps me ngjyra të ndryshme

-Nëse dëmton apo e heq kodin e sekretimit (bar-kodin)

-Nëse dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta)

-Nëse vërtetohet kopja e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit të provimit

-Nëse përjashtohet nga provimi

Etiketat: , ,

Shkruaj një koment