E përditësuar|e Enjte, Korrik 24, 2014

Silva Gunbardhi nuk pranon të këndojë për Sali Berishën 

silva_gunbardhi_me_te_ka_lali_“Të ka lali shpirt” është kënga më e re e lançuar nga Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin, e cila vetëm brenda tri ditëve të publikimit në YouTube arriti të regjistrojë më shumë se 800 mijë klikime, duke u komentuar në site të ndryshme në internet si hiti i 2013-s.

Për shkak të zhurmës së madhe që kjo këngë ka krijuar në publik, këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi,ka qenë e ftuar nga Arian Çani në emisionin e tij “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”, ku ka folur për suksesin e kësaj kënge ritmike. Pas batutave të ndryshme, Çani i ka kërkuar Silvës ta këndojë këngën në studio duke e transformuar vargun kryesor të këngës, me të cilën është titulluar. Ai i ka kërkuar që vargu “Të ka lali shpirt” të këndohej nga ai me fjalët “Të ka Sala shpirt”, si një dedikim për kryeministrin Sali Berisha.

Por në një improvizim të këngës, Mandi i Nishtullës këndoi vargun “Të ka Sala shpirt, të ka Sala xhan”, ndërsa Silva refuzoi ta përmendë Kryeministrin në vargjet e saj, duke kënduar “Lali, xhan xhan, Lali, Çan, Çan”, duke i bërë një dedikim Arian Çanit, dhe duke shmangur përmendjen e Kryeministrit. E pyetur për këtë refuzim në një fare mënyre, Silva e cila nuk pranoi të jepte detaje, tha që: “Unë kam qenë dhe do mbetem origjinale në gjithçka që bëj dhe nuk pranoj të ndikohem apo të shkoj nga fryn era”./Panorama Plus

Etiketat: ,

Shkruaj një koment