E përditësuar|e Premte, Korrik 25, 2014

Si u ndërtua kombi imagjinar “Helen” 

Fatbardha-DemiMarifetet e përdorura për formimin e identitetit “Helen”

Si fshihen faktet, autorët e vërtetë të shtetit të parë “grek” – shqiptarët!

Fatbardha Demi

vijon nga numri  kaluar

Në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar të 1912, historianët grekë pasi “e pastrojnë shpirtin” me citatin e Dionis Solomos (autor i hymnit grek 1847) se “një komb duhet të konsiderojë histori kombëtare, vetëm atë që është e vërtetë”,  nxitojnë të na mësojnë disa “marifete” të përdorura për formimin e identitetit “Helen” sepse: «Bashkimi kombëtar mund të kultivohet vetëm në sferën e fantazisë …(dhe) sigurisht me reduktim të historisë.

Që të bëhet ky reduktim në histori, disa herë duhet të fshihen faktet», domethënë të fshihen, autorët e vërtetë të shtetit të parë “grek” – Shqiptarët! … Nuk ishin vrasje të rastësishme … ishte një politikë dhe një skenar i parapërgatitur. Historianët grekë, heshtin për veprimtarinë e një aleance forcash, (kishtare dhe ndërkombëtare) për shfarosjen e kombit arbër dhe pakicave etnike.

“Pushtuesi i vërtetë – shkolla greke”

Për të ndërtuar një komb imagjinar homerik “Helen”, që “do ta kthente nga një popullsi me një identitet tradicional, në një komb të moderuar” kristian, u përdor: fanatizmi fetar, korrupsioni financiar, postet administrative në Qeveri, e sidomos arsimi. “Pushtuesi i vërtetë është shkolla greke”.  Aleate në këtë “rindërtim”, janë po ata kumbarët e sotëm: Gjermania, Franca, Rusia dhe Anglia .”Por qeveritë europiane i kanë marrë vendimet e tyre në lidhje me të ardhmen e vendit”.

“Shteti grek kur bashkoi kishën me nacionalitetin, (krijoi) “nacionalizmin modern”…Kisha jonë ishte një ruajtese e vërtetë e thesarit kombëtar dhe punishte heronjsh”. Për ç’heronj e kanë fjalën historianët grekë? A nuk pohojnë se “Feja nuk beson në gjërat e kësaj bote, përgatit krishterë të mirë për botën tjetër”? Ngjarjet e atyre viteve dëshmojnë se kjo punishte prodhoi “heronj” ortodoksë të etnive të përziera, që së bashku me “Arvanitasit (pa i përgjithësuar, që) u shkrinë në shoqërinë greke dhe u bënë më grekë se vetë grekët” kanë masakruar vëllezërit e një gjaku, po me fe myslimane, si dhe njëri-tjetrin për ambicje politike. Edhe brezi i dytë dhe i tretë, i disa prej emrave të njohur të 1821, vijuan çfarosjen e shqiptarëve myslimanë (në shk. 20) dhe të punojnë në dëm të interesave të kombit shqiptar.

Fitoret e luftëtarëve arbër kundër ushtrisë otomane, dhe “detyrat” që dhanë Fuqitë e Mëdha, ndryshuan timonin e Kishës. “Por kur u formua shteti grek, që ishte produkt i një revolucioni, duhet të vendosë edhe kishën si pjesë të revolucionit… në vitin 1833, bavarezët …e vënë (kishën) në shërbim të kurorës mbretërore. Kështu fillon një thjeshtëzim (sajim) i domosdoshëm i historisë rreth rolit të kishës ortodokse në revolucionin e 1821-it”. Shprehja “grek-i krishterë”,  e cila nuk njihej para vitit 1821, u bë baza ideologjike e shtetit të ardhshëm helen dhe programit të “megali-idesë”.

Masakrat, pjesë e pandarë e revolucionit grek

Një vit pas themelimit të “Aleancës së Bashkimit Kombëtar” (1821) i shqiptarëve, më 1822 filloi Holokausti kundër tyre, i Ortodoksëve të Helladës dhe Perandorisë otomane që luftonte për mbijetesë. “Masakrat janë padyshim një pjesë e pandarë e revolucionit grek.” Ata që u vranë, u shitën si skllevër, u zbuan nga vatrat e tyre dhe emigruan duke humbur gjithçka, ishin përgjithësisht shqiptarët. (Nuk mohoj edhe genocidin ndaj etnive të tjera). Krimet mbi popullsinë çame të mesit të shk.20, janë një pasqyrë e gjallë për ngjarjet e viteve 1821, dhe përfaqësojnë në Arkivin Historik të Kombit tonë, të gjithë popullsinë shqiptare të masakruar në shk. 19 dhe 20, në trojet e sotme të shtetit Grek.

Simboli i “kudhrës dhe çekiçit” përfaqëson gjithashtu tragjedinë e shqiptarëve të ndodhur midis popujve ortodoksë dhe interesave të Fuqive të Mëdha. Pasi u caktuan si material njerëzor për ndërtimin e shtetit të ri “Helen” të 1832-it dhe shtimin e popullsive të shteteve të reja: të Sërbisë, Malit të Zi, Greqisë, Bullgarisë (Kongresi i Berlinit 1878, Londrës 1913) atëhere filloi një kasaphanë e vërtetë ndaj tyre, nga “padronët e rinj”.

Sot studimet gjenetike të këtyre popullsive, nxjerrin në pah afërsinë gjenetike të popullsisë në Maqedoni, Greqi, Bullgari, Kroaci, Bosnjë, Serbi me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, rrjedhojë e këtij sakrifikimi të dhunshëm të një shumice të elementit arbër. Ky genocid, i kryer nga disa mbretëri, shpesh në bashkpunim me njëra tjetrën, kundër të njëjtës popullsi shqiptare, nga historiografia europiane dhe nga Organizmat

Ndërkombëtarë nuk njihet si i tillë. Genocidi u përkufizua si krim kundër njerëzimit, me Rezolutën 96 të Lidhjes së Kombeve (1946), dhe në përkufizimin ligjor të tij për Parandalimin dhe Dënimin e Genocidit, Art.II dhe III (1948), njeh si krim jo vetëm kryerjen e tij (“genocidi fizik”), por edhe “synimin, për të çfarosur apo asimiluar forcërisht, tërësisht apo pjesërisht, një grup tjetër kombëtar, etnik, racor apo fetar” . Në historinë e shqiptarëve, janë përdorur të dyja pikat e genocidit, si në Shqipërinë e 1913-ës, ashtu edhe në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Dhe “synimi” i genocidit ndaj popullsisë shqiptare, jeton akoma i gjallë në ditët e sotme: në strategjinë politike, ekonomi, arsim, mëndësi, propagandë dhe kulturën e këtyre shteteve.

Sa gjak shqiptari është derdhur vetëm gjatë luftës çlirimtare të 1821-it dhe dy luftrave civile? Nuk ka asnjë të dhënë. Revolucioni i ’21 si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosje dhe hakmarrje, epidemitë dhe urija, luftra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjate dhe skllavëri. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zëmrat e intelektualëve më të shquar europianë për nga mizoria, përmëndin “grek” dhe “turq”, ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare. Sepse „mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit“, siç vërente “babai” i Historiografisë greke Paparigopulos, dhe historianët e parë të shtetit të lirë grek.

Historiografia greke – raciste

Ky genocid ndaj shqiptarëve, gjatë dhe pas 1821 në jugun ballkanik, me gjithë përmasat dhe pasojat e tij, ka mbetur pa autor dhe i papërfshirë në Historiografi apo debatet politike. Por genocidi u krye edhe ndaj shqiptarëve ortodoksë. Shprehje e këtij genocidi qenë vrasjet, burgosjet, presekutimet dhe menjanimi nga postet drejtuese të figurave më të njohura arvanitase si: Odise Andruco, Nikolla Kriezoti, Andrea Miauli, Teodor Kolokotroni, Dhimiter Pllaputa etj., si dhe propaganda administrative, fetare, mediatike dhe shkollore, kundër kombësisë dhe gjuhës shqipe.

“Në Greqinë paskryengritëse shumë pak guxuan të krenohen për prejardhjen e tyre arvanitase”. Figura të shquara intelektuale si Anastas Kullurioti, që themeloi gazetën “Zëri i Shqipërisë”, vdiq i helmuar në burgun e Athinës, ndërkohë Fjalori i Gjuhës Shqipe, i Panajot Kupitorit, nuk e pa dritën e botimit.  Arvanitasit (Shqiptarët) paraqiteshin si njerez kokë-fortë dhe përfaqësues të “së keqes”, të detyruar t’iu nënshtroheshin poshtërimeve në shkollë dhe në ushtri.  “Në asnjë festë kombëtare të Greqisë në radio apo televizion, nuk u fol për kontributin e arbëreshëve në kryengritjen e ’21-shit”.

Historiogrfia greke nuk është çliruar edhe në ditët e sotme, nga racizmi i shekullit të 19-të. Sipas historianëve të dokumentarit: “Grekë janë të gjithë ata, që marrin pjesë në sistemin arsimor të saj”. Sipas kësaj logjike anti-historike, sa duhet të shtohet popullsia e shteteve të tjera europiane, në sistemin arsimor të të cilëve studiojnë nxënës nga të gjitha anët e botës?

“Të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi”

Greqia e sotme nuk ka marrë mundimin t’i pranojë masakrat mbi popullsinë shqiptare. “Të gjitha këto përshkruajnë një realitet, të cilin grekët duan ta harrojnë.” Epërsia jonë morale ku qëndron ? Kjo “epërsi morale”, apo më qartë, e “super racës” greke, që dëshiron t’i shëmbëllejë “super racës ariane” të shk. 19 dhe 20, (konflikti me Falmerajërin) nuk është objekt i këtij shkrimi.

Pas një rrëfimi “me dorë në zëmër” të të gjitha sajesave të “domosdoshme për bashkimin e kombit”, historianët grekë japin përvojën e tyre në krijimin e popullsisë, për ta ngritur “identitetin grek në plan të parë ndërkombëtar me përkufizim bashkohor”. “Paparigolopulos, në një moment, detyrohet të flasë për shqiptarët dhe grekët dhe e gjen tepër të natyrshme që ata (arvanitasit), duke qenë të krishterë të jenë kandidatët më të mirë për integrim në kombin grek.” Sigurisht, nuk janë kundra edhe shqiptarëve me fe tjetër apo ateistë, mjafton që ata të pagëzohen ortodoksë dhe të bëjnë llogarinë e fitimit. “Nevoitet një përkulshmëri ,një popull duhet të përshtatet në një farë mënyre e të mësojë të bëjë llogari sipas realitetit bashkohor”.

Politikani dhe historiani i njohur italian, Pietro Scopola, duke patur parasysh të gjithë ata të cilëve “u ka mbetur ora në shk.19”, i këshillon të studiojnë historinë e kaluar, sepse “të dish se çfarë ka ndodhur, shërben për të ditur se kush jemi”  dhe “rikujtimi i të vërtetave historike është një akt, që qëndron në themel të paqtimit të popujve “.

Etiketat: , , , ,

7 komente në Si u ndërtua kombi imagjinar “Helen”

  1. victor

    Kam nje verejtjte per gazeten dhe autoret e ketyre shkrimeve,pse gazeta dhe autoret e shkrimeve shkencore nuk jane online edhe ne anglisht qe ti lexoje publiiku i huaj? Duke qene vetem ne shqip ne shqiptaret sikur bejme monolog me veten tone.
    Nje pyetje autores si ka mundesi qe te gjithe keta arvanitas te shquar qe nga Kapodistria e deri tek Papulias te mos bejne asgje per historine tyre per sqarimin e te vertetave historike te arvanitesve por jane pajtuar me fallsifikimet e historigrafise greke ?

     
  2. asllani

    Shqipetar zgjohu !Asimilimi i shqipetareve po vazhdon. Varferia ka pjell nenshtrimin ka humbur krenarin kombetare.Krenaria kombetare sigurisht i ka themelet ne gjendjen ekonomike ,ndoshta nuk na vjen mire ,por eshte e vertet. Ekonomikisht diktatura na la me pasoja katrastofale (kujto ato dite te viteve 1990 ku nuk gjeje as buk te haje) Edukimi patriotik gjat viteve te diktatures ka qene shume i paket nuk eshte lejuar informacioni shkruar per historin e shqipetareve ne shqiperi e ne Ballkan. Historia e shqipetareve filloj per diktatorin vetem pas viteve 1944.Po keto 20 vjet? Shume me keq , u pranua kisha greke duke e ditur hitorin kriminale te saje ndaj shqipetareve,lejuan helenizimin e shqipetareve. Sot me mijera familje shqipetare qe punojne ne greqi,femijet etyre nuk din shqip ,te gjithe keta kan humbur shqipetarin tani ATA jan grek sepse shteti Am nuk u kujdes qe te hapeshin shkolla shqipe ne reprocitet me kerkesen e greqis qe e lejuan te hap shkolla greke edhe atje ku nuk kish greke. Le te lejonte varreza per ushtaret grek por ti kerkonte dhe nje varrez ne Cameri per te kujtuar te vraret nga Zerva e shok te tyre. A dergoj shteti shqipetar se paku abetare per femijt e shqipetareve ne emigracion . Perse shteti shkriu bankat tona dhe i zevendesoj me bankat greke te te cilat luajne me parat e emigranteve tan, e varferuan me shume ekonomin tone.

     
  3. AHMETI,TIRANE

    Pergezime Zj.Fatbardha Demi,per thellesine e vertetesine me fakte te “bemave dashakeqe te grekeve ndaj arvanitasve qe e krijuan shtetin grek,por edhe te grekeve qe vijojne te njejten vije antishqiptare,me marrjen e epirit te jugut me kryeqender Janinen pas vitieve 1913,te gjithe Camerise etj,me genocidin e perzenjen me zjarr e hekur te popullsise came ne vitet 1944-45,por edhe sot e kesaj dite…!
    Ka ardhur koha te shkruhen e te ngrihet zeri fort per “bemat greke“ kuner shqiptareve..! E kush me mire se intelektualet,historianet etj came,mund ti shkruajne e mekojne boten mbare me te vertetat e atij genocidi antishqiptar..!? Flm.Zj.Fatbardha Demi per nismat tuaja aq te mirepritura per shqiptaret por jo vetem..! Ing. Ahmeti

     
  4. Aliu

    Pershendetje,
    E nderuara redaksi. Nese keni mundesi te ia percillni zonjes se shkrimet dhe punimet e tilla te mbeshtetura ne faktografi historike duhet publikuar ne gjuhen e botes, ne gjuhen angleze. Nese nuk eshte e shkruar ne anglishte eshte baraz si te mos jete shkruar fare. Astu si kishte verejtur njeri nga komentuesit, eshte e kote qe ne te polemizojme mes vete e te mos publikojme keto te dhena ne gjuhe te huaja.
    Ja, une vullnetarisht ofroj ndihmen time ne perkthimin e punimeve te karakterit kombetar.
    Mirembetshi

     
  5. Edibe

    Znj.Fatbardha, një hulumtuese e veçantë e cila dëshmon me shumë fakte dhe literaturë të shfletuar për autoktoninë e shqiptarëve në vatrat e tyre shekullore. Është e domosdoshme t’i ndihmohet që të gjitha publikimet të përkthen edhe në gjuhë të huaja. Vetëm në këtë mënyrë i ndihmohet kombit që është në rrezik.
    Suksese Zonjë e nderuar.

     
  6. Albani

    GJergj Fishta e ka Len te shkruar një fjale me shum domethenje: Pal Paloka I biri I hutit na esht ba argati I mutit,….ne ishim ata argatet?…! Edhe sot shum SHqiptar deklarohen se Jan grek te tjer turq e boshnjak,shkie kroat etj etj,po jeni SHQIPTAR more te mjer.Zonja Fatbardha ju uroj pun te mbar e jet te gjat e te lumtur.

     
  7. pirro

    Ide gjeniale!
    Shkruani edhe ne anglishte qe tju marre vesh gjithe bota se sa qesharake jini.

     

Shkruaj një koment