E përditësuar|e Enjte, Prill 24, 2014

Si të përgatisim qofte me djathë 

qofteNje alternative e qoftes se mbushur sipas deshires, eshte qoftja e madhe me djath ne siperfaqe dhe e shuar me brendi (konjak) ne furre. Provoni ta shoqeroni me patate te furres ose me nje sallate te stines!

Bashkojme ne nje ene te madhe mishin e grire, purène e patateve, proshuten, vezet, djathin kaçkavall te grire, kripen dhe piperin derisa te perftojme nje brume homogjen. Me kete perberje formojme nje qofte te madhe te cilen e kalojme ne galete dhe e leme menjane.

Marrim nje leter alumini (aq te madhe sa ta mbuloje komplet qoften) dhe vendosim ne bazamentin e saj qepen e prere holle, e sperkasim me 1 luge vaj ulliri, vendosim siper qoften e madhe dhe e rregullojme me disa copeza gjalpi ne siperfaqe dhe 2 gjethe dafine. E mbyllim letren e aluminit ne formen e karameles dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore.

Kur te jete pjekur, e heqim nga furra, eleminojme letren e aluminit dhe e vendosim qoften ne taven ku e gatuam bashke me lengun qe ka leshuar. Vendosim mbi qoften djathin qe shkrin te prere ne rripa, e lagim me pak brendi dhe e rivendosim ne furre edhe per 5 minuta te tjera derisa djathi te jete shkrire. E shoqerojme te prere ne feta me sallaten e stines.

Perberesit per 4 persona:

500gr mish i grire viçi

100gr proshute e pjekur e grire ne mikser

1 patate mesatare e ziere e reduktuar ne purè

2 veze

30gr djath kaçkavall te grire

80gr djath qe shkrin (te tipit guda, fontina etj)

2-3 luge galete (buke te thate te grire)

1 qepe

40gr gjalp

1 luge vaj ulliri

80ml brendi (konjak)

2 gjethe dafine

kripe

piper

Etiketat: , , ,

Shkruaj një koment