E përditësuar|e Enjte, Prill 24, 2014

Shtatorja e Ibrahim Rugovës, në garë 27 bocete 

largea_statuja-e-ibrahim-rugoves-nga-ruzhdi-hoxha1353694714Një shtatore me përmasa gjigante për presidentin historik të shqiptarëve Ibrahim Rugovën është duke u punuar nga skulptori i njohur nga Ruzhdi Hoxha. Ende nuk dihet nëse kjo shtatore do të vendoset në Qendër të Prishtinës apo do të jetë vetëm njëra prej atyre konkurrente.

Ka edhe skulptorë të tjerë që kanë punuar shtatore për ish presidentin Rugova dhe mësohet se në total janë paraqitur në Komunën e Prishtinës, 27 bocete të ndryshme.

“Komuna e Prishtinës, ka formuar komisionin me njerëz kompetent, që do të vijnë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Kosovës, nga Fakulteti i Arteve të UP-së, nga Fakulteti i Arteve të Tiranës si dhe një përfaqësues nga komuna, detyra e të cilëve do të jetë të përzgjedh bocetit me të mirë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Askush më shumë se sa presidenti Rugova pas kolosëve të pavarësisë, Ismail Qemali, Hasan Prishtina etj, nuk e meritonte ngritjen e një shtatore edhe në Tiranë.

Nuk gjenden etiketa per kete lajm

Një koment në Shtatorja e Ibrahim Rugovës, në garë 27 bocete

  1. Baki Avdullahu

    Per veq ni skulptures gjigante nuk po shoh diqka te bukur nuk eshte ky rugova nuk ka te bej me asgje shqiptare dhe kreative mendoj qi kemi mjaft kuklla naper qytet dhe goblema naper shtepija kemi nevoj per diqka te re

     

Shkruaj një koment