E përditësuar|e Mërkurë, Korrik 23, 2014

Shkodër, fillon dëmshpërblimi i të përmbyturve të 2011-ës 

shkoder 7571 familjet e përmbytura në Shkodër në vitin 2011  do të pëfitojnë këstin e parë të shpërblimit. Kryetari i këtij qarku, Maxhid Cungu, ka bërë me dije se  pas verifikimeve  të dëmeve të kulturave bujqësore nga reshjet e shiut,  familjet që përfitojnë nga dëmet do të dëmshpërblehen  sipas listave  të vendimit të Këshillit të Ministave.

Qeveria shqiptare ka akorduar 2 miliardë lekë në për shlyerjen e dëmeve  dhe shumat përkatëse do të shpërndahen duke filluar nga data e sotme pranë zyrave të Postës Shqiptare në Bashkinë Shkodër dhe në komunat Bushat, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethina, Kastrat, Gruemirë dhe Qendër Koplik.  Cungu ka shprehur se ky dëmshpërblim nuk bëhet për qëllime elektorale

Etiketat: ,

Shkruaj një koment