Shembet ura në Pezë të Madhe, bllokohen banorët
Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë këtyre ditëve, por sidomos në ditën e sotme, kanë shkaktuar shembjen e urës në fshatin Pezë e Madhe.
Rrëzimi i urës në këtë zonë periferike të Tiranës ka shkaktuar probleme tek banorët për shkak se ura shërbente si mjet për kalimin e tyre nga njëra anë në tjetrën.
Tashmë banorët e Pezës së Madhe kanë mbetur të bllokuar dhe janë në pritje të një zgjidhjeje sa më të shpejtë të situatës.
Etiketat: banore, bllokim, peze e madhe, shembje, ura




