E përditësuar|e Hënë, Shtator 22, 2014

Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet në KQZ 

kqz2304Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë mbyllur listat e tyre të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit rreth orës 22:20, 90 minuta nga skadimi i afatit të dërgimit të tyre në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Berisha: Kandidaturat më të mira
Kryeministri Sali Berisha e cilësoi të shkëlqyer listën.
“Përfundoi procesi i hartimit të listave me kandidaturat më të mira që zgjedhësit shqiptarë kanë patur ndonjëherë në një fushatë. Ka qenë një proces i hapur, me konsultime të gjera, por një proces që finalizohet me një listë të shkëlqyer.”- tha Berisha.
Lidhur me listat të cilat kanë qarkulluar në media, kreu i qeverisë tha se është gabuar, pasi do të ketë mjaft ndryshime. Sa i përket aleatëve, Kryeministri tha se ata janë vendosur në pozicione sipas marrëveshjeve të bëra.

Rama: Skuadër fituese

Kryetari i PS-së, Edi Rama doli para mediave rreth ores 22.30 dhe e quajti listën e re të PS-së një skuadër fituese.
“Unë besoj se kryesia e PS i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare të PS që pa asnjë dyshim do të luftojë në çdo qark për të fituar”- deklaroi Rama.
Ai tha se është shumë krenar që ka pasur privilegjin të punojë me burra dhe gra të një grupi parlamentarë që është në përfundim të mandatit, të cilët sipas tij, edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit. Rama tha se në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim për zgjedhjen e bërë por edhe ndjenjë përkatësie ndaj PS, ndërsa për ata që kanë reaguar ndryshe, Rama tha:
“Jo siç fatkeqësisht janë në ndonjë rast, për të folur për PS dhe socialistë të vërtetë, por që nuk janë të vërtetë.”
“Sot ne kemi bërë një zgjedhje shumë të qartë, duam një skuadër që të fitojë dhe tu shërbejë shqiptarëve, dhe nesër në 4 vjet qeverisje të tregojë koherencë kohezion, se axhenda komëbtare e PS është mbi çdo axhendë personale, të tregojë se jemi këtu për të bërë gjërat që themi. Prandaj janë bërë dhe disa zgjedhje për të mos përfshirë në skuadrën e re anëtarë të Kryesisë së PS, kjo është normale.”

Malaj jashtë listës së PS-së në Vlorë: Do kandidoj i pavarur
Arben Malaj është lënë jashtë listës së PS për deputete për zgjedhjet e 23 qershorit. Mësohet se zoti Malaj ka vendosur të kandidojë si deputet i pavarur në Vlorë.
Vetë deputeti, Arben Malaj tha se vendimi që e la jashtë listës ishte tërësisht individual i Edi Ramës, ndërsa ka vlerësuar ata që e kanë votuar për 16 vite.
“Largimi nga PS, jo fundi i karrierës sime, do të kandidoj si deputet i pavarur në Vlorë. PS dështon për të mundur qeverinë Berisha. Kam këmbëngulur gjithmonë të mos ndryshohej kushtetuta e vendit. Kam kërkuar për të votuar 3 ligjet e integrimit të vendit.”

Sipas Malajt, shumë nga nga ata që Rama i promovon me parafabrikat, që nuk kanë asnjë angazhim dhe kontribut, por thjeshtë që janë të nënshkruar kishin kohë që dilnin garant se do ta zhduknin Malajn nga politika.
“Neodiktaturat janë bërë të rrezikshme për demokracinë në vend.”- tha Malaj, i cili paralajmëroi një konferencë për shtyp paraditen e nesërme.
Po ashtu jashtë listës së PS-së është lënë edhe një tjetër figurë e njohur e PS-së, Arben Isaraj.

Nano: Thyerje e armëpushimit më PS, do bëj fushatën e Malajt
Deklarate bombe e ish liderit socialist Fatos Nano ne emisionin 360 grade te gazetarit Artur Zheji. Ajo vjen menjehere pas deklarates se deputetit socialist Arben Malaj se do te kandidoje si deputet i pavarur, pasi ai nuk ishte perfshire ne listen e kandidateve per deputet ne qarkun e Vlores.
Nano tha se ka pritur me shume durim qe PS te beje detyren e saj opozitare dh se ai nuk ka nderhyre ne fushate duke qene I bindur qe vendi ka nevoje per rotacion,
Por per te ka nje filament qe nuk duhet te digjet. Ai eshte largimi ne bllok i politikaneve me experience, si Arben Malajt. Pas kesaj Nano tha se nderpret cdo lidhje me PS dhe konfirmon se do te jete ne krye te fushates se zotit Malaj per te mbrojtur vlerat dhe filamentet e socialisteve. Ajo qe do te ndodhe eshte krijimi I nje levizje te fuqishme qe te ballancoje konfliktin absurd qe po krojojne socialistet me njeri tjetrin.
Thyerja e armepushimit -vazhdon Fatos Nano- do te thote vazhdimi i angazhimeve te tij ne komunitetin politik qe duhet te marre ne duar ndryshimin e shqiperise. Per Nanon ata qe kane ndertuar reformen propagandistike dhe elektorale nuk jane ne gjendje ta bejne ndryshimin .
Nano beson se angazhimi I tij nuk do te spostoje shifra per interes te askujt, por per perfaqesues me te sakte te socialisteve.
Nano tha gjithashtu se ne nje kohe qe zoti Kokedhima hyn nga dera e pasme, filamenti I perfaqesimit dhe experiences qeverisese si dhe krahu I djathte I tij Arben Malaj e detyrojne, te nderprese armepushimin dhe te rreshtohet ne dobi te krahut te majte.
Ne fund Nano tha se per fatin e keq te shqiptareve familja politike e Berishes po perballet me familjen politike te Edi Rames . Kjo sipas tij, eshte nje fatkeqesi.
Premtoi se do te jete te marten ne oren 11.00 me zotin Malaj ne konferencen per shtyp.

Kokëdhima i dyti pas Ramës në Qarkun e Vlorës
Burime nga kryesia e PS-së bëjnë të ditur se në listat e kandidatëve për qarkun e Vlorës është përfshirë biznesmeni, Koço Kokëdhima
I dyti ne renditje pas Edi Rames qe kryeson renditjen per kete qark. Kokedhima eshte nje nga mbeshtetesit e Edi Rames. Botues i gazetes Shekulli dhe disa mediave te tjera. Arben Malaj cili mesohet se nuk ka pranuar te jete pjese ne listen e nje qarku tjeter vec Vlores. Ashtu sic ju njoftuam burime nga stafi I deputetit Arben Malaj do te kandidoje si deputet i pavauri ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së
Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së. Në qarkun e Beratit kandidon Nasip Naço, Gledion Rahovica
Në qarkun e Tiranës kandidon Ilir Meta. Në Lezhë kandidon Monika Kryemadhi. Në Shkodër Agron Çela, Nora Malaj.
Në qarkun e Korçës kandidon Piro Kapurani, Mimoza Gusho. Në qarkun e Dibrës Përparim Spahiu, Agim Hysa.
Në qarkun e Durrësit kandidon për deputetë Lefter Koka dhe Edmond Panariti. Në Gjirokastër Reshat Ziko.
Në qarkun e Elbasanit kandidon Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjeri, Miranda Rika. Në Vlorë Shkëlqim Selami.
Në qarkun e Fierit kandidon Petrit Vasili, Robert Bitri, Ornela Zonja. Në Kukës Apostol Goci, Qemal Elezi.

Nuk gjenden etiketa per kete lajm

Shkruaj një koment