E përditësuar|e Enjte, Gusht 21, 2014

Pagat dhe pensionet, ja kategoritë që përfitojnë rritje pas 1 korrikut 

PensionetEkspertët e Ministrisë së Financave kanë hartuar një projektvendim, ku kanë përcaktuar rritjen e pagave si dhe pensioneve sipas sektorëve dhe kategorive, rritje e cila pritet të jetë nga 1 deri në 5 %

Pagat dhe pensionet do të rriten duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti. Sipas përllogaritjeve kjo rritje do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 2.5 miliardë.

Efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve është parashikuar me miratimin e buxhetit të vitit 2013, në zërat politika të reja pagash më vlerë 1 miliard lekë, dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë.

Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë hartuar një projektvendim, ku kanë përcaktuar rritjen e pagave si dhe pensioneve sipas sektorëve dhe kategorive, rritje e cila pritet të jetë nga 1 deri në 5 %. Sipas projektit, pagat e larta do të rriten vetëm me 1%, ndërsa pagat e ulëta 5 %. Mësohet se nga kjo rritje nuk do të përfitojë asnjë nga drejtuesit e lartë të shtetit, duke filluar që nga presidenti, kryeministri e deri tek pozicioni i sekretarit të përgjithshëm në çdo ministri. Sipas skemës së Ministrisë së Financave, paga minimale nga 21 mijë lekë do të shkojë në 22 mijë lekë duke pësuar një rritje prej 5 %. Paga mesatare që tani është 51.3 mijë lekë do të arrijë në 52. 8 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 3%.

Sektori i Arsimit dhe Shëndetësisë pritet sipas këtij projektvendimi të kenë rritjen më të madhe të pagës, kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4 %. Sipas projektvendimit, të hartuar nga Ministria e Financave paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm nga 59.4 mijë lekë do shkojë në 61. 2 mijë lekë. Paga mesatare e arsimtarit, në arsimin 9-vjeçar nga  56.7 mijë lekë do të shkojë në  58. 4 mijë lekë. E njejta logjikë do të ndiqet edhe në shëndetësi. Paga për mjekët dhe infermierët do të rriten mesatarisht me 4 %. Kështu paga mesatare e mjekut nga 55.7 mijë lekë që është aktualisht do të shkojë në 57. 9 mijë lekë, paga mesatare e infermierëve nga 36.7 mijë lekë që është tani do të shkojë 38.1 mijë lekë.

Po sipas këtij projekti, pensionet pritet të rriten mesatarisht me 3 %. Indeksimi i pagave pritet të rrisë të ardhurat e disponueshme për buxhetorët dhe pensionistët të cilët në 6 muajt e fundit janë përballur me rritjen deri në 2.6 % të çmimeve të mallrave të konsumit.

Pensionet

520 mijë pensionistë përveç rritjes që kanë përfituar në vitet e fundit nga korriku do të përfitojnë 2-4% më shumë se sa marrin sot. Një rritje e cila do të ndikojë në mënyrë direkte për të rritur të ardhurat e tyre. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pensionet në qytet, aktualisht një pesnionist në qytet nuk merr më pak se 130 mijë lekë të vjetra ndërkohë që disa vite më parë merrte 70-80 mijë lekë.

Rritja për këtë kategori pritet të jetë 3% e pensionit aktual. Në këtë mënyrë një pensionist në korrik do të marrë rreth 8 mijë lekë më shumë. Sipas premtimeve të qeverisë rritja do të vazhdojë edhe për vitet e tjerë, në mënyrë që pensionet t’i afrohen të njëtës cilësi me vendet e Bashkimit Evropian.

Mjekët dhe infermierët

Sipas projektvendimit të Ministrisë së Financës mësohet se çdo infermier do të përfitojë një rritje prej 2% më shumë se sa përfiton sot. E njëjta gjë do të ndodhë me mjekët por për atë kategori që futet te pagat mesatare. Për mjekët që marrin paga të larta nuk pritet të ketë rritje.

Mësuesit dhe administrata

Rritja për mësuesit pas korrikut do të jetë nga 1-3%, gjithmonë më shumë do të rriten rrogat e ulta, ndërsa më pak rrogat e larta. Për administratën, Ministria e Financës pritet të propozojë një rritje me skemë. Në këtë mënyrë do të përfitojnë rritje të gjithë punonjësit me rroga nga 300-450 mijë lekë, rritje që do varjojë nga 2-3%. Për punonjësit e tjerë rritja do të jetë 0.5-1%.

Rritja e pagave dhe pensioneve:

Efekti financiar në buxhet         2.5 mld lekë
Rritja nis nga data                   1 korrik
Pagat e larta rriten                  1%
Pagat e ulëta rriten                  5 %

Pagat në vlerë 
        Ishte                    Bëhet
Paga minimale              21 mijë lekë        22 mijë lekë
Paga mesatare              51.3 mijë lekë      52. 8 mijë lekë

Arsimtarët e mesëm              59.4 mijë lekë           61. 2 mijë lekë
Arsimtarët e 9 vjeçares          56.7 mijë lekë          58. 4 mijë lekë
Paga mesatare, mjekët           55.7 mijë lekë          57. 9 mijë lekë
Paga mesatare, infermierët    36.7 mijë lekë          38.1 mijë lekë

Etiketat: , , ,

Shkruaj një koment