E përditësuar|e Mërkurë, Korrik 23, 2014

OKB: Rreth 50 mijë fëmijë të punësuar në Shqipëri 

dita kunder punes se femijeveSot, në kuadër të Ditës Botërore kundër Punës së Fëmijëve  Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara  ka bërë publike disa shifra  tronditëse që tregojnë shkallën e punësimit të fëmijëve kudo në botë, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Rreth 10.5 milionë fëmijë në mbarë botën punojnë si shërbyes në shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe nganjëherë në kushte të rrezikshme ose të ngjashme me skllavërinë. 6.5 milionë fëmijë punëtorë janë në mes të moshës 5 dhe 14 vjeç, ndërsa më shumë se 71 për qind janë vajza.

Ndërsa në vendin tonë, sipas CRCA, numri i fëmijëve që punojnë shkon rreth 50 mijë.  Organizata për Punë raporton se në Afrikën sub-sahariane shifrat janë më alarmante. Ajo thotë se fëmijët, që janë të detyruar të pastrojnë, gatuajnë dhe bëjnë detyra të tjera jashtë shtëpive të tyre, janë të predispozuar ndaj dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale.

Etiketat: , , ,

Shkruaj një koment