E përditësuar|e Premte, Gusht 1, 2014

Kurat popullore për mëlçinë, reumatizmën dhe artritin 

ShendetesiTe nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomadohet larja e fokut me këtë bimë.
Kujdes
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi. Hithra është një ndër bimët më të njohura në vendin tonë. Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështirë dhe vende grumbullimi, nëpër gardhet e shtëpive, qoshet e ferrave. Për bujqit kjo bimë vlerësohet si një nga barërat e këqija, që i mundon në punën e tyre. Ndërsa në mjekësinë popullore hithra çmohet si më e rëndësishmja, që ndihmon në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Bima mund të haset edhe nëpër gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

Kurat që shërojnë sëmundjet e mëlçisë
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk, që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Bari kinfushës
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurative që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
Kura
Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Në rastet e dhimbjeve këshillohet të pihet menjëherë çaji i ëmbëlsuar me mjaltë. Përveç kësaj, pirja e çajit të kinfushës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit të lartë. Bima nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasira më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.
Çaji
Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugë me lulet e thara dhe të grimcuara të bimës, që hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet të zihet për 5 deri 10 minuta. Më pas lëngu i përftuar kullohet dhe pihet i nxehtë në 2 vakte, gjysmë ore para buke nga një gotë. Bari i kinfushëës në bujqësi konsiderohet nga fermerët si një prej barërave të këqija, që shfaqet me ardhjen e pranverës. Bima lulëzon nga muaji prill deri në qershor. Petalet e lules janë të shumta, në formë fijesh dhe me ngjyrë të bardhë në lejla. Bima gjendet kryesisht në zonat e ulëta dhe ka një jetëgjatësi të shkurtër, arrin deri 40 centimetra lartësi. Është e pasur me substanca të shumta, siç janë edhe heterocidet, acid tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Këshillohet që pas mbledhjes dhe tharjes, lulet, që do të shërbejnë për të luftuar sëmundjet, të mbahen në vende të thata për të mos i humbur vetitë çudibërëse. Kjo bimë mund të veprojë deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Bari hyn në përbërjen e disa preparateve mjekësore, që përgatiten nga industria farmaceutike dhe që mund të tërhiqet nga farmacitë pa recetë mjekësore.

Paketë këshillash
-Çaji i përgatitur prej bimës rekomandohet të pihet edhe në rastet e vështirësisë në tretjen e ushqimit.
-Këshillohet që çaji i bimës të mos u jepet në doza të mëdha fëmijëve.
-Pirja më shumë se 4 gota mund të shkaktojë të vjella dhe keqësojë shëndetin.
- Në rastet e sëmundjeve të lëkurës, lyerja me lëngun e bimës do të jepte rezultate.
-Këshillohet që bima të mbahet në vende të thata, për ruajtjen e aftësisë kurative.
-Bima mund të tërhiqet në farmaci pa ndihmën e një recete mjekësore.

 

Etiketat: , , ,

Shkruaj një koment