E përditësuar|e Enjte, Prill 24, 2014

I arratisuri nga burgu i Trikalas drejt Shqipërisë, alarmohet policia 

klement calaNjë i dënuar shqiptar i arratisur nga burgu i Trikalas ka vënë në lëvizje alarmante policinë greke.

Mësohet se i arratisuri Klement Çala ka grabitur dje një sasi të madhe parash në një bankë pranë Larisës, së bashku me një person tjetër, dhe është drejtuar drejt kufirit shqiptar.

Efektivët grekë kanë përforcuar shërbimin në Janinë, Kakavijë dhe Igumenicë. I burgosuri shqiptar Klement Çala, u arratis nga burgu i Trikalas në muajin mars të këtij viti, së bashku me 10 bashkëvuajtës të tjerë.

Ngjarja në të cilën është përfshirë Çalla filloi kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët  duke lënë të vdekur dy pej tyre.  Të burgosurit shqiptarë prenë me sharrë hekurat e burgut dhe dolën në tarracë duke qëluar me armë zjarri.

Etiketat: , , , ,

Shkruaj një koment