E përditësuar|e Mërkurë, Korrik 23, 2014

Gruaja në politikë, vetëm për “kozmetikë” 

121Beqir Sina

Që gratë në politikën shqiptare janë vetëm për “kozmetikë” politike , kjo nuk ka shumë nevojë për dëshmi dhe nuk do shumë për të shkruar dhe u menduar. Ashtu si në kohën e monizimit me përjashtim se atëherë me gratë politikane shpesh herë “na mbytën me injorancën”(Lenka Çuko, Themie Thomai, Emine Guri e tjera), dhe kjo sidomos në Shqipëri, po që nga ideologjia e tyre nuk qëndronte larg edhe një farë ish- Jugosllavie që nuk ekziston më.

Duket se trashëgimia e së cilës, megjithëse kanë kaluar mbi 20 vjet që komunizmi ra, kjo “sëmundje kanceroze” është e vështirë të zhduket nga mendjet e ideologjizuara edhe sot, të paktën kështu mendojë unë teksa e shoh të rrënjosur tek qëndrimet dhe veprimet e disa politikanëve tonë sot – Të cilët si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, që vetëm se kanë ndërruar “xhaketat” – nga “xhaketat e vjetra” si u pëlqen gazetarëve t’u thërrasin në “xhaketat e reja”……

Dhe kjo nuk do shumë mend për të parë. Sidomos, tash në dy dekadat e fundit, gratë megjithëse në disa raste janë edhe më të zonjat se burrat në politikë e kudo, dhe ndonjë rast edhe më të zonjat se kryetarët e partive të  tyre, prapë se prapë ato janë sa për të “mbuluar” ato paaftësitë e kryetarëve të partisë. Të cilët, duke përfituar nga autoriteti i tyre, deri “diktatorial” i mënyrës sesi e drejtojnë dhe e  udhëheqin ata partinë, arrin deri aty  në të shumtën e rasteve, t’i përdorin aftësitë e këtyre grave veçanërisht para opinion ndërkombëtar dhe i mbajnë “nën hije” në opinionin e brendshëm.

Mbasi kështu si veprohet me gruan shqiptare sot në politik  asnjëherë nuk do të kemi rastin të shohim as kandidate për kryetare partie, e jo më si në vendin kampion të demokracisë Shtetet e Bashkuar,  kur një grua “arriti që të jetë kandidate për presidente ose u bë edhe Sekretare e Shtetit”.

Shembulli më tipik i kësaj praktike  ose mbeturine nga e kaluara do ta quaja, në botën e gruas shqiptare në politikë është zonja Teuta Arifi. E cila, tashmë njihet ndërkombëtarisht, se ajo është një ndër gratë më të suksesshme shqiptare, të paktën në Maqedoni. Unë për mendimin tim do ta quaja “Një grua e hekurt”, kuptohet në pozicionet që ka pasur ajo e vendos në të njëjtin me atë si politikania britanike ish-kryeministrja  Margaret Thatcher ose si ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton, që “mateshin” me burrat në politik. Pra, si një ” Madeline Albright” e vogël shqiptare, që kudo në kancelaritë botërore ka treguar kalibër të lartë politikë.

Mirëpo, për t’i ikur sadopak superlativave dhe lëvdatave “që ta thyejnë kokën”, mendojë se për ne shqiptarët e Amerikës, që patëm rastin ta njohim zonjën Arifi në pjesëmarrjen e saj dhe ligjëratën në 100-vjetorin e krijimit të “Vatrës” dhe fjalimin më të duartrokitur në mbrëmjen e përvitshme të KKSHA-së, ligjëratat e saj në Departamentin e Shtetit, në institutet amerikane më prestigjioze, nuk na vjen çudi kur flitet në këtë mënyrë “ulje në detyrë’ do ta quaja unë edhe për zonjën e nderuar Teuta Arifi.

Mbasi të gjithë e njohim si njeriu i parë i proceseve që drejtojë Maqedoninë drejt Evropës, politikania që kurrë nuk e uli zërin e saj për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, megjithëse ajo u “shigjetua” dhe u pa me një sy tjetër jo vetëm nga pushtetmbajtësit e Gruevskit, por, edhe nga njerëz brenda partisë së saj meqenëse janë pjesë e koalicionit qeveritar.

Mbasi tashmë ajo ç’ka hedh hije dyshimi dhe e vë në “pikëpyetje” të ardhmen e saj politike si një “Yll në ngjitje” i thonë amerikanët, është se zonja Teuta Arifi  nga zv/kryeministre për Euro-Integrimet në Maqedoni, dhe sekretare për Çështje Evropiane, pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës, e ka të ardhmen e saj mes zgjedhjes apo jo si një kryetare Komune, vota do ta përcaktojë atë. Por edhe po fitojë për mua ajo është humbje në një Komunë që nuk i ka më shumë se 70 mijë banorë.

Por, rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje” në detyrë, kur ajo nga posti i zv/kryeministres zonja Teuta Arifi, tash do të dërgohet me “komandë” nga lart, në kandidate për post një zyrtar i një niveli lokal, pra kandidate për kryetare në Komunën e Tetovës. Dhe, rrallë kush e di se çfarë “direktivash’ janë dhënë nga lart, mbasi tani e ardhmja e saj politike ka shumë “dilema” aq sa edhe zv/kryeministrja për Euro-Integrime Teuta Arifi, edhe sot thanë mendiumet shqiptare, “qe e vetmja që nuk deshi të komentojë largimin e mundshëm nga Sekretariati për Çështje Evropiane, pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës”.

Rreth asaj që unë e quaj “rrallë kush e di çfarë fshihet pas kësaj “ulje në detyrë” në mendje më shkojë një intervistë e saj dhënë në një kanal televiziv kombëtarë në Tiranë “Top Channel”, kur zonja Teuta Arifi deklaroi : “Do të vazhdoj të shpreh mendimin tim të drejt ashtu si është pavarësisht nëse kjo i prish shumë punë kryeministrit apo dikujt tjetër (këtu mendojë hyn edhe kryetari i BDI-së zoti Ali Ahmeti)”.

Pra, siç duket  znj.Arifi të lë përshtypjen se “tani për tani është e vetmia politikane dhe madje grua, që i bën sfidë “burrave” dhe që mundohet të nxjerr BDI-në në rrugë të drejtë……!

Zonja Teuta Arifi, ka deklaruar se: “Kam qenë pjesë e shumë iniciativave për rritjen e numrit të grave në Kuvend si dhe në vendet tjera vendimmarrëse. Duke luftuar për të arritur këtë qëllim disa më kanë thënë se kanë problem që në vendet e tyre të punës të gjejnë gra të shkolluara për ato pozita, dhe unë gjithnjë jam përgjigjur se duhet të kërkojnë gra të cilat janë të shkolluara aq sa ata (pra burrat), jo sa unë.”

Dhe shtonë se: “Për të qenë një femër e suksesshme, në radhë të parë duhet të jesh profesionalisht mirë e përgatitur, sepse, nëse e njeh mirë  profesionin dhe ke afinitete suksesi nuk do të mungojë. E dyta, të mbajë integritetin dhe qëndrimin e saj, pa marrë parasysh se a e pëlqejnë a jo. Unë asnjëherë nuk kam bërë kompromis me qëndrimet e mia dhe nuk jam sjellë në mënyrën që dikush t’më pëlqejë dhe t’më përkrahë. Gratë nuk duhet të hyjnë në këto punë që dikush t’i pëlqejë dhe të thonë sa të bukura janë, por që të zgjidhin probleme. Dhe e treta është aspekti i harmonizimit familjar,shumë me rëndësi është të krijojë familjen e saj, duhet të organizojë kohën dhe të sigurojë mbështetje nga familja.”

Mirëpo, politika e lartë e BDI-së nuk mendon kështu, si zonja Tetua Arifi, BDI -ja ashtu si Tirana dhe Prishtina,  gratë i sheh dhe i dëshiron në politikë  vetëm në nivelet e mesme dhe të ulta deri në ato nivele lokale ose komunale, sepse kur vjen puna në nivelet e larta, ato janë që të drejtohen vetëm nga burrat.

Zgjedhja për kandidate për kryetare në Komunën e Tetovës nga posti i zv/kryeministres për Euro-Integrime të zonjës Teuta Arifi, e cila nuk deshi të komentojë largimin e mundshëm pas zyrtarizimit të kandidaturës për Komunën e Tetovës, për mendimin tim, tregon se: “gratë, edhe nëse ndonjëherë mbulojnë poste nominalisht të rëndësishme, asnjëherë nuk kanë në dorë atë personalitet që kanë burrat, në qeveri dhe parti, nuk kanë atë personalitet të lirë në vendimmarrje, ç’ka është edhe treguesi kryesor i peshës që ato do të kishin në politikë dhe në qeverisjen e shtetit.

Por, nuk janë vetëm postet e dukshme dhe të padukshme të pushtetmbajtësve (kryeministër, ministra të ministrive kyçe, kryetarë gjykatash të larta, etj), ato që tregojnë më së miri burrërinë e politikanëve tonë  janë edhe këta politikan dhe politikanbërës, sidomos tani në Maqedoni(BDI). Të paktën tek ne shqiptarët, të cilët megjithëse janë edhe në strukturat e dukshme dhe të padukshme të qeverisë së Shkupit, veprojnë nëpërmjet lobeve të tyre, së bashku me  klanet e tyre, vënia e “bërrylave” deri tek emërimet me nepotizëm, dhe “komandimin” nga bosët e parasë së madhe, duket se shpesh herë, edhe përcaktojnë edhe vendosin deri të ardhmen e ndonjë politikaneje të kalibrit të lartë siç është ky rasti i zonjës Teuta Arifi.

Nuk gjenden etiketa per kete lajm

Shkruaj një koment