E përditësuar|e Martë, Shtator 2, 2014

Gjykata Administrative nis punën, ja si përfitojnë qytetarët 

drejtesia gjykata administrativeTë hënën nis zyrtarisht nga puna Gjykata Administrative. Kjo është një trupë e re gjyqësore e krijuar pas shumë debatesh politike në vendin tonë, ku për muaj të tërë ishte edhe një nga tri kriteret e Brukselit për rekomandimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

E shumëpritur më tepër prej bizneseve, kjo gjykatë do të hapë dyert nësër, edhe pse në radhë janë vënë me dhjetëra e dhjetëra çështje për shqyrtim.

Elvis Çefa

Në kuadër të fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë u zhvillua një takim me trupën gjyqësorë të kësaj gjykate. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin anëtarët e KLD-së, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të OSBE-së.

Në fjalën e tij, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa u shpreh kjo është krijuar e konceptuar si një garanci e shtuar për publikun në marrëdhëniet e tij me administratën shtetërore.

Zv/kryetari i KLD-së theksoi se: “Sfida e të gjithëve ne është që drejtësia të jetë kudo dhe kurdoherë në dispozicion të qytetarit. Sfida e të gjithëve ju, është që të fitoni besimin e publikut që në ditët e para të punës. Vetëm kështu do të këmbeni besimin që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte tek ju. Jini modestë, jini të duruar, jini të drejtë! Duke mundësuar edhe protagonizmin e qytetarëve në monitorimin e aktivitetit të gjykatave, ku nga e hëna do të punoni, dhe duke garantuar transparencë e përgjegjshmëri maksimale në përmbushjen e detyrave tuaja, do të keni bërë mirë gjysmën e punës”.

Gjykata Administrative

Gjykata Administrative do të fillojë nga puna me 16-18 gjyqtarë për në Gjykatën e Shkallës së Parë, 6 gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Administrative dhe me një kolegj Administrativ në Gjykatën e Lartë. Të tri shkallët e kësaj gjykate, në bazë të ligjit, fillojnë punën menjëherë, në të njëjtën ditë. Dhjetëra biznese janë në pritje për të depozituar kërkesat në këtë gjykatë, me shpresën se për shkak të mospasjes së një volumi pune, kërkesat e tyre do të shqyrtohen më shpejt sesa mund të shqyrtohen tashmë në Gjykatat e Rrethit Gjyqësor nga trupat gjyqësore.

Gjykata administrative zbaton parimin e mbrojtjes së interesit publik dhe të të drejtave e interesave të ligjshëm të personave privatë. Organi i administratës publike, si rregull, ka detyrimin të provojë bazueshmërinë në ligj dhe në fakt të veprimeve të kryera prej tij. Gjykata administrative, sipas natyrës së çështjes, shqyrton çështjen gojarisht në seancë gjyqësore ose mbi bazë aktesh shkresore në dhomë këshillimi. Mosparaqitja e palëve nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit. Një risi e këtyre gjykatave është se gjyqtarët do të asistohen gjatë gjykimit edhe nga një ndihmës ligjor. Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit Administrativ, në veprimtarinë e tij ndihmohet nga ndihmësi ligjor. Ndihmësi ligjor ndihmon dhe këshillon gjyqtarin lidhur me përgatitjen e çështjes për gjykim dhe shqyrtimin gjyqësor, si dhe përgatit projekt-akte procedurale të nevojshme për gjykimin.

SOMARIO

Sfida e të gjithëve ne është që drejtësia të jetë kudo dhe kurdoherë në dispozicion të qytetarit. Sfida e të gjithëve ju, është që të fitoni besimin e publikut që në ditët e para të punës

Çështjet

Gjykatat Administrative të tri shkallëve kanë kompetenca lëndore dhe tokësore për çështjet që do të shqyrtojnë. Kështu, në bazë të ligjit, Gjykatat administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik; mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik; mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative; mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i  administratës publike; kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin; si dhe kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë. Ndërkohë që, gjykatat administrative shqyrtojnë paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, në të cilin organi publik ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet. Në rastet kur organi administrativ më i lartë, pas ankimit administrativ, e ndryshon aktin administrativ të organit vartës, padija ngrihet në gjykatën që përfshin territorin ku ka qendrën organi administrativ më i lartë. Gjithashtu, shqyrton paditë për marrëdhëniet e punësimit shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin, ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij. Paditë për mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetues dhe ligjorë, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, përveç sa është parashikuar në këtë ligj, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin ku paditësi ka banimin ose vendqëndrimin.

E drejta e padisë, kur i drejtohesh gjykatës administrative

a) çdo subjekt, që pretendon se i është cenuar një e drejtë apo një interes i ligjshëm nga një veprim apo mosveprim i organit publik;

b) organi i administratës publike, që pretendon se është cenuar në ushtrimin e kompetencave nga një akt administrativ apo nga një akt nënligjor normativ i paligjshëm, i një organi publik, me të cilin nuk ka lidhje varësie hierarkike. Në këtë rast, organi shtetëror mund të kërkojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës dhe/ose shfuqizimin e aktit;

c) punëmarrësi ose punëdhënësi për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënës është një organ i administratës publike;

ç) çdo subjekt që pretendon se është cenuar në të drejtat dhe interesat e tij të ligjshëm për shkak

të ndërhyrjeve të paligjshme të organit publik, që nuk kanë formën e aktit administrativ;

d) çdo shoqatë apo grup interesi që pretendon se është cenuar një interes i ligjshëm publik:

i) nga një akt normativ;

ii) nga një akt administrativ, në rast se një e drejtë e tillë u njihet me ligj;

dh) çdo subjekt tjetër, të cilit kjo e drejtë i njihet shprehimisht me ligj.

 

Mosparaqitja e provave nga organi publik

Paraqitja e provave nga palët bëhet, në çdo rast, përpara seancës së parë gjyqësore. Me kërkesë me shkrim të motivuar të organit publik, të paraqitur brenda afatit të caktuar, sipas shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 25 të këtij ligji, gjykata i cakton atij një afat të dytë, që duhet të mbarojë jo më vonë se 5 ditë përpara datës së seancës gjyqësore. Në rast të mosparaqitjes së provave edhe brenda afatit të dytë të caktuar, shqyrtimi i çështjes vazhdon vetëm mbi aktet e paraqitura. Shkelja e pajustifikuar e detyrimit për të paraqitur provat nga organi publik edhe brenda afatit të dytë të caktuar përbën shkak që gjykata, me kërkesë të palës, ose kryesisht, të caktojë gjobë ndaj titullarit të organit publik. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë. Në rast se organi publik nuk i paraqet provat deri në datën e seancës gjyqësore, atëherë gjykata, duke vlerësuar provat e tjera dhe rrethanat e çështjes, mund të konsiderojë të provuar faktet e pretenduara nga pala tjetër, për provimin e të cilave janë kërkuar këto prova.

Ekzekutimi i vendimeve, afatet

Në ligjin për funksionimin e Gjykatave Administrative, përcaktohet edhe detyrimi për ekzekutimin e vendimit të dhënë nga gjykatat. Në bazë të këtij ligji përcaktohet se vendimi përfundimtar i gjykatës administrative, që ka marrë formë të prerë, dhe vendimi për sigurimin e padisë vihen në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor me kërkesën e kreditorit. Çdo akt i nxjerrë apo veprim i kryer nga organi publik i paditur, pasi vendimi i gjykatës administrative është bërë i ekzekutueshëm, dhe që është në kundërshtim me dispozitivin e vendimit të gjykatës, është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk pengon ekzekutimin. Kur kemi një ekzekutimi të detyrueshëm. Në bazë të ligjit, gjatë procedurës së ekzekutimit të detyrueshëm, gjyqtari apo kryetari i trupit gjykues, që ka dhënë vendimin, me kërkesë të palëve ose të përmbaruesit gjyqësor, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, urdhëron kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme, duke përcaktuar afatet dhe mënyrën e kryerjes së tyre. Tarifa për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor nuk parapaguhet nga kreditori. Shpenzimet e procedurës së ekzekutimit dhe tarifa për vënien në ekzekutim, konsiderohen pjesë e shpenzimeve gjyqësore, për të cilat gjykata shprehet në vendimin e saj përfundimtar. Ato llogariten nga përmbaruesi gjyqësor dhe paguhen nga debitori. 3. Shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror, nëpërmjet zyrës përmbarimore kompetente, si dhe shërbimi përmbarimor gjyqësor privat janë të detyruar të ekzekutojnë vendimet e gjykatës administrative, sipas rregullave të këtij ligji. Përmbaruesi gjyqësor, në zbatimin e urdhrave të gjykatës, kur është e nevojshme, mbështetet nga Policia e Shtetit.

Sanksionet për mosekzekutimin e vendimit apo të urdhrit të gjykatës

Përmbaruesi gjyqësor, në përfundim të afatit të ekzekutimit të detyrueshëm të caktuar nga gjyqtari, njofton me shkrim gjyqtarin për veprimet e kryera nga organi publik debitor. Në rast të moskryerjes me faj të detyrimeve, sipas vendimit apo urdhrave të gjykatës, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari edhe kryesisht vendos gjobë ndaj titullarit të organit publik debitor. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale, në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë në ekzekutim. Në rastet e konstatimit të mosekzekutimit të vendimeve, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari kërkon marrjen e masave disiplinore dhe, kur është rasti, paraqet edhe kallëzim penal ndaj personave përgjegjës.

Etiketat: , , ,

10 komente në Gjykata Administrative nis punën, ja si përfitojnë qytetarët

  1. avg

    Me kete stad nepunesish gjyqesoee, organzim dhe sekratare analfabete qe nuk di ju kand mbaruar, por termat ligjore nuk e kablne haberin, kompjutera qe mungojne ne sallat e gjyqeve, me ngarkse dhe ndihmes ligjore te paplotesuar, veshtire se do arrije objektivat kjo gjykate.Per ke teper kur Ministria e shijob si armiken e qeverise!

     
  2. HAMDI ZHEGU

    ME DATE 16.12.2013 POLICIA NA NDALON AUTOMJETIN ME TARGE tr 1358p ME PRETENDIMIN SE KEMI GJOBA. NE FAQEN E ONLINE TE VERIFIKIMIT TE GJOBAVE U KONFIRMUA SE GJOBAT ISHIN JANAR SHKURT 2012. MEGJITHATE EDHE PSE ME DATE 17.12.2013 U PAGUAN KETO GJOBA NGA ANA JONE PERSERI NE PROGRAMIN E GJOBAVE NUK JANE TE FSHIRA. KY FENOMEN ME BEN TE DYSHOJE SE KETO GJOBA JANE FIKTIVE DHE GJITHMONE MUND TE PERDOREN PER TE VJELE GJOBA PO FIKTIVE NGA POLICIA.

    SI MUND TE MA SHPJEGONI KETE.

     
  3. Valentino Mustaka

    Çështja gjyqësore për subjektin tone ka kaluar nga Apeli Durrës për në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Pyetja është shumë e thjeshtë:
    - pse në faqen zyrtare nuk është adresa e kësaj gjykate?nr. tel,fax etj?
    -Ata që janë nga rrethet si do e marin vesh ditën e seancës gjyqësore? duhet të vijnë çdo ditë në Tiranë???
    - Mendoj që në faqen tuaj duhet të bëni azhornimet ditore dhe jo mbas disa kohësh, pse!
    Që këtu fillon korektesia e kësaj Gjykate, janë elementare por tregon kulturë. Përshëndetje dhe punë të mbarë.

     
  4. shahin xhika

    Quhem Shahin Xhika nga Elbasani kam nje konflikt prone Ne gjykaten e elbasanit,jane zhvilluar 2 padi kunder meje nga nje kushuri i imi se kemi nderruar pronat te marra me ligjin 7501 ne vitin 1995. dhe jemi paisur te dy me certefikat pronesie nga 2002 sipas marrveshjes te 1995 Dhe te 2 padite i ka hapur kusheriri per shfuqizimin e tapive dhe marrveshjen individuale te 1995 Te dyja padite jane mbyllur PUSHIM GJYQI.Per arsye se paditesi nuk paraqitesh ne gjyq Tani e kane lene qe te gjykohet nga Gjukata Administrative Me respekt Z,Shahin Xhika.

     
  5. Zana

    Pershendetje. Sot mora njoftimin zyrtar me poste , ku theksohet qe daten e gjyqit e kam ne 12.02.2014 , qe do te thote qe une nuk kam marr ne kohe njoftimin. Flete ‘ thirrja eshte derguar nga Gjykata Administrative ne Poste ne daten 04.03.2014 dhe mua mu dorezua sot ne detn 05.03.2014 , ne nje kohe qe gjyqi duhet te ishte zhviluar qe ne daten 12.02.2014 ne oren 11.30.Sipas datave i bie qe une e kam humbur seancen Gjyqesore . Nuk me duket serioze. Me respekt Suzana Pepa.

     
  6. Zef Noli

    Me dt 4.03.2014 kemi depozituar nje padi prane kesaj gjykate dhe brenda mundesive na jepni informacion ne lidhje me dt. e seances degjimore qe do behet.

    Nr.kontakti tel.0696986656.

    Pune te mbare.

     
  7. lutfi coka

    Kam nje mosmarreveshje e CEZIN,ka 6 vite. A mund te hap padi per te drejten qe kerkoj.

     
  8. gjyqtari gentian medja deklaroj moskomtencen e gjykimit në mungesen tme

    kjo ështe mungesetransparence

     
  9. Beg haxhiu

    Tri dite radhazi (ne detat 24, 25 dhe 26 mars 2014 jam parqitur ne sportelin e gjykates, per te marre vendimin gjyqesor “Per moskomptencen lendore” te dates 24 mars 2014 të marrë nga gjyqtarja Aferdita Maho, dhe, ndonese kam qendruar, i perkulur ne sportel dhe duke pritur tri dite me nga 2-3 ore ne dite,perseri nuk arrita ta marr vendimin e 24 marsit 2014.

    ankuesi gjergj tarazhi Mamurras kurbin

     
  10. Isak Cenaj

    Gjykata e apelit Shkoder ka derguar ne gjykaten administrative Tirane(Kombetare}dosjen time per gjykim,per nje ceshtje pronsie.Lutemi te beni njoftimin korrekt per daten e zhvillimit te gjyqit.Adresa ime eshte ne dosje,por per korrektese po e perserisim.Lagje 2,Pallati 65/1 Kukes. E bej kete kerkese duke marre shkas nga mungesa e lajmerimit ne kohe.Me respekt Isak Cenaj Kukes.

     

Shkruaj një koment