E përditësuar|e Mërkurë, Prill 23, 2014

Fier, nëna e tre fëmijëve vetëvritet në banesë 

policia e fieritNjë ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin në orët e mbrëmjes së djeshme.  Një  40-vjeçare është gjetur e pajetë në  apartamentin e saj në Patos.

Mësohet se gruaja  ishtë nënë e tre fëmijëve dhe  është vetëvrarë me armë zjarri.  Sipas dëshmive të familjarëve bëhet me dije se  40-vjeçarja është vetëflijuar në kushte të rënda psikologjike.

Mbeten ende mister arsyet e vetëvrasjes dhe fakti i posedimit të armës. Nuk dihet ende nëse familja e mbante armën pa leje në banesë, apo viktima e ka marrë për  qëllime vetëvrasjeje.  Policia e Fierit ka nisur hetimet menjëherë pas denoncimit të ngjarjes.

Etiketat: , , ,

Shkruaj një koment