E përditësuar|e Mërkurë, Shtator 3, 2014

Burg gjimnazistit që vrau shokun:Jam penduar 

11Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Edrin Varakun, adoleshentin i cili vrau me armë bashkëmoshatarin e tij Adriatik Tota.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet, gjatë praktikës mësimore ku Edrin Varaku hyri në klasë i armatosur dhe qëlloi drejt Adriatik Totës duke e lënë të vdekur gjimnazistin.
Ndërkohë, në seancën e sotme gjyqësore Varaku ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.
Ndërkohë gjykata pritet të marrë masën e sigurisë edhe mësuesin Thoma Llazari i cili  akuzohet për moskallëzim të krimit.
Mësohet se mësuesi ka qënë i pranishëm gjatë krimit por kur është pyetur nga efektivat nuk ka treguar emrin e autorit.

The post Burg gjimnazistit që vrau shokun:Jam penduar appeared first on Agjencia Kombëtare e Lajmeve AMA.

Nuk gjenden etiketa per kete lajm

Shkruaj një koment