E përditësuar|e Enjte, Gusht 21, 2014

Biskota të rrudhosura me çokollatë 

biskotaBiskotat qe po ju parqesim me poshte, te cilat nga forma ngjajne shume me” kurabijet me gjalp ” mund t’i gjeni ketu mund te pregatiten ne cdo periudhe te vitit.

Shkrijme ne banjomari çokollaten e zeze dhe gjalpin te ndare ne copa te vogla ne menyre qe te shkrijne me shpejt derisa te perftojme nje krem cokollate pa kokrriza. E leme te ftohet ne temperature ambienti nderkohe qe pergatisim brumin e biskotave:

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me sheqerin derisa e gjithe masa te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur, shtojme vaniljen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda te tjera. Shtojme kremin e cokollates tashme ne temperature ambienti duke i perziere mire perberesit me njeri tjetrin.

Ne nje tas te thelle, perziejme perberesit e thate, pra miellin, pluhurin pjekes dhe pak kripe. I shtojme perberesit e thate tek masa me cokollate, veze dhe sheqer, dhe i perziejme me ndihmen e nje spatule derisa brumi i formuar te homogjenizohet. Duke qene se brumi eshte shume i bute, dhe ne duhet te formojme sfera te vogla te cilat duhet te ruajne formen e tyre, e vendosim brumin ne nje tas, e mbulojme me leter celofoni dhe e leme ne frigorifer per gjithe naten.

Diten tjeter, formojme me brumin tashme te ngurtesuar, sfera me diameter rreth 2.5cm apo sa nje kokerr arre, i japim formen sferike me dore, i kalojme ne sheqer pluhur derisa biskotat te vishen plotesisht, dhe i vendosim njera pas tjeteres ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 165°C per 8-10 minuta, apo derisa biskotat te formojne disa rrudha, carje, ne siperfaqe. I leme te ftohen ne temperature ambienti perpara se t’i servirim dhe i ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht per disa dite.

*Keshille: Shija e cokollates shkon jashtezakonisht shume me ate te kafes, prandaj nese jeni adhurues te kesaj te fundit, provoni te shtoni 1-2 luge kafe qe shkrihet (psh neskafe) tek perberesit e thate.

Perberesit per 30-35 biskota|:

230gr Çokollate te zeze te nje cilesie shume te mire

200gr miell 00

100gr sheqer

100gr sheqer pluhur

60gr gjalp te nje cilesie shume te mire

2 veze ne temperature ambjenti

1 bustine vanilje

  • 1/2 luge te vogel pluhur pjekes
  • nje maje luge kripe

Etiketat: , , ,

Shkruaj një koment