E përditësuar|e Mërkurë, Tetor 1, 2014

Big Brother Albania 6, profilet dhe sekretet e 16 konkurrentëve (FOTO) 

Nisi mbrëmjen e të shtunës plot emocione, surpriza dhe mister edicioni i gjashtë i ‘ Big Brother ’, aventura 100-ditore që mbledh brenda një shtëpie njerëz të panjohur, të cilët do të jenë nën vëzhgim 24 orë në 24. Në shtëpi aktualisht ndodhen 16 konkurrentë, secili prej tyre me një sekret ose mision të veçantë dhe qëllimi i secilit gjatë qëndrimit në shtëpi është që ta ruajë sekretin e tij sa më gjatë.

Po cilët janë personazhet e këtij reality show? 

Banori i parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Iliri, një 27-vjeçar, i cili jeton prej 9 vitesh në Firence, ku pret të diplomohet për arkitekturë. Bashkë me të pragun e shtëpisë e shkeli në të njëjtën kohë edhe Joana, 26-vjeçarja nga Tirana e diplomuar për farmaci, e cila ka ëndërr të ketë një farmaci të sajën.

Konkurrentja e tretë që hyri në shtëpi ishte Elona, e cila vjen enkas nga Parisi për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Ajo është stiliste dhe ka punuar për shtëpi shumë të njohura të modës në Paris.

Blendi, një tjetër banor iu bashkua shtëpisë më pas. Ky konkurrent ka një mision të veçantë…në fakt bashkë me vëllanë e tij binjak identik Andi, kanë një mision të veçante…gjatë qëndrimit të tyrë në shtëpi ata do të jenë një person i vetëm. Pra për banorët do të jetë vetëm një konkurrent, por për publikun në fakt janë dy. Ata do të vishen dhe do të sillen njësoj…le të shohim si do të shkojë!

Olseni, nga Elbasani, por që prej vitesh jeton në Athinë u fut në shtëpi. Ai prezantohet si një djalë energjik, me shumë fantazi dhe ide, sidomos për të bërë biznes. Ky personazh i këtij ‘reality show’ futet jo me një sekret, por me një mision në BB6. Para banorëve tatuazhin, që ia ka dedikuar mamasë së tij, do ta paraqesë si tatuazhin dedikuar të dashurës.

Banorja tjetër është Etleva, e cila vjen nga Miloti dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë, ku ndjek studimet për sociologji. Arma e saj më e fortë është fjala dhe komunikimi, ndaj beson se kjo do ta ndihmojë shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Arsimi, djali nga Prizreni, i cili punon në një organizatë humanitare, në kohën e lirë i përkushtohet pasionit të tij, fotografisë. Ai ka një studio, ku ka realizuar me dhjetëra sete fotografike. Në fund të mbrëmjes, vëllai i dha një mision Arsimit, i cili do të ketë në dorë fatin e një prej banorëve të shtëpisë. Arsimi do të zgjedhë njërin prej tyre për ta çuar në nominim të përhershëm, pra deri në fund të qëndrimit të tij në ‘ Big Brother ’.

Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ka vendosur të vijë në ‘ Big Brother ’ pasi mendon se një aktore do të ndihej si në shtëpinë e saj këtu.

Banori që u fut në shtëpi më pas ishte Marselino, 25 vjec nga Berati, por prej vitesh jeton në Bari. Ai është bërë baba prej një viti dhe nga ky moment jeta e tij është e ndarë mes Tiranës dhe Barit. Në të njëjtën kohë me Marselinon u fut edhe Eldora, 27-vjeçarja që jeton në Tiranë, ka studiuar për gjermanisht, por ndërkohë ndjek studimet e dyta në degën e Infermierisë, e njëkohësisht punon në një agjenci udhëtimi.

Banori tjetër, që është edhe me moshën më të madhe në këtë show është Xhimi 44 vjeç, i cili e ka kaluar jetën duke shëtitur e jetuar në qytetet të ndryshme të Europës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Ndërsa banorja me moshën më të re në shtëpi ështëElena, 18-vjeçarja nga Tirana, e cila është modele e suksesshme. Eshtë familjarizuar me kamerat dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Por ka një ves, shihet pa pushim në pasqyrë!!!

Anaidi, 27-vjeçari nga Tirana ka studiuar për gazetari, profesion të cilin pret ende ta ushtrojë. Kryesisht është marrë me biznese private, ndërsa thotë se jeta e tij ka qenë një aventurë, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës.

Banorja që hyri thuajse në fund në shtëpi ishte Olta, 25 vjeç nga Burreli, por që prej 15 vjetësh jeton në Londër, ku sapo ka përfunduar shkollën e lartë për biznes-ekonomi.

Një konkurrent vjen nga Prishtina dhe ai është Shpendi, 30-vjeçar, baba i një vajze 15 muajsh. Puna e tij lidhet me një aktivitet privat.Bashkë me të hyri edhe Jonilda, e cila vjen nga Parma ku punon si laborante dentare për të qenë pjesë e këtij show.

Cilat janë sekretet e banorëve tanë?
1.Jam talasemik
2.Ushtroj Taekwondo
3.Nuk flas me babanë prej 13 muajsh
4.Jam i martuar
5.Do të bëj një ndërhyrje estetike gjatë qëndrimit në ‘Big Brother’
6.Di 100 tekste kengesh përmendësh
7.Në moshën 4-vjeçare kam pirë duhan për arsye shëndetësore
8.Kam punuar si zhigolo
9. Jam fans i Real Madrid
10.Prej 11 vjetësh kujdesem për një person me nevoja specifike
11.Kam 100 palë këpucë
12. Kanuni ka prishur lidhjen time
13. Jam vegjetarian

Elona, 27 vjeç

Elona jeton prej 23 vjetësh në Paris me familjen.  Ajo është një stiliste e diplomuar në një nga shkollat më të vjetra të modës në Paris. Vjen në “Big Brother” për të për të rivendosur lidhjet me realitetin shqiptar nga i cili është shkëputur prej kohësh.

Xhimi, 44 vjeç 

Xhimi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke shtëtiur e jetuar në qytete të ndryshme të Europës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Aktualisht jeton në Athinë dhe “ Big Brother ”-in e sheh si aventurën e radhës dhe një eksperiencë që duhej me doemos ta provonte.

Etleva

Mbushi 20 vjeç mbrëmjen kur u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”-it. Etleva vjen nga Miloti dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë ku ndjek studimet për Sociologji. Vjen në BB pasi beson se është një përvojë që do t’i ndryshonte jetën në të ardhmen e saj.

Altina, 26 vjeç

Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Numëron disa role në shfaqje të suksesshme teatrale në Kosovë. Futet në “ Big Brother ” për të sfiduar veten në një realitet të jashtëzakonshëm.

Elena, 18 vjeç

Banorja më e vogël e shtëpisë është njëkohësisht edhe modele e suksesshme. Është shumë familjare me kamerat dhe dëshiron të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Të ardhmen e sheh të projektuar në televizion dhe kjo është arsyeja kryesore e ardhjes së saj në BB.

Olseni, 27 vjeç

Olseni vjen nga Elbasani dhe prej shumë vitesh jeton në Athinë. Ai është një djalë që në jetë ka bërë me dhjetëra lloje punësh, me shumë iniciativa dhe vetëbesim ka arritur që të ngrejë bizneset e tij që në moshë fare të re. Vjen në BB pasi e intrigon ideja e bashkëjetesës me një të panjohur, por nuk fsheh dhe joshjen që ka nga çmimi final.

Shpendi, 30 vjeç

Shpendi vjen nga Prishtina ku ka menxhuar me sukses një biznes privat. Ai sapo ka dalë nga një marrëdhënie e gjatë, fryti i së cilës është një vajzë e vogël 15-muajshe, Liza, e cila është kthyer në motivin e jetës së tij. Vjen në BB me vetëbesimin se do të ecë përpara, sepse  beson se ka një armë që do ta ndihmonte shumë në këtë sfidë: pozitivitetin.

Arsimi, 33 vjeç

Arsimi vjen nga Prizreni. Punon ne një organizatë humanitare dhe në kohën e lirë ai i përkushtohet plotësisht pasionit të tij më të madh, fotografisë. Ka një studio të tijën dhe ka realizuar me dhjetëra sete fotografike profesionale. Ardhja e tij në BB është realizimi i një dëshirë të madhe për të provuar emocione të forta dhe eksperienca jashtë së zakonshmes.

Iliri, 27 vjeç

Prej 9 vjetësh jeton në Firence, qytet të cilin ai e adhuron dhe e jeton në 360 gradë. Është larguar nga Shqipëria për arsye studimi dhe pret të diplomohet në Universitetin e Firences për Arkitekturë. Arsyet pse ai vjen në BB janë të shumta, por më kryesorja është se do t’i japë vetes një mundësi për të qenë dikush.

Anaidi, 27 vjeç

Lindur e rritur në Tiranë Anaidi ka studiuar Gazetari, profesion të cilin ende pret që ta ushtrojë. Jeta e tij ka qenë një aventurë ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës. Vjen në BB pasi i duket si një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses!

  Jonilda

Jonilda është 25 vjeç, vjen nga Puka, por prej 10 vjetësh jeton e punon në Parma të Italisë. Aty ushtron prej shumë kohësh profesionin e laborantes dentare, një punë të cilën ajo e bën me shumë dëshirë. Vjen në BB pasi e konsideron veten një lojtare shumë të mirë, gjithashtu do ta provojë veten sesa do arrijë të rrijë mbyllur në një ambient duke pasur parasysh natyrën e saj të lëvizshme.

  Eldora 27 vjeç

Është rritur në Berat dhe prej disa vitesh jeton në Tiranë me familjen. Ajo ka studiuar për Gjermanisht dhe aktualisht po ndjek studimet e dyta, në degën e Infermierisë, e cila ka qenë një dëshirë e saj e hershme. Gjithashtu, prej disa kohësh punon në një agjenci udhëtimi duke pasur kështu një tjetër profesion në CV-në e saj. Vjen në BB për t’i vërtetuar vetes e të tjerëve se është e zonja për ta përballuar e vetme jetesën në një ambient të ri mes të panjohurish.

Marselino 25 vjeç

Marselino origjinën e ka na Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Ai nuk ka një profesion të tijin, por veten e konsideron një “gjithçkabërës” pasi nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune. Prej një viti është bërë babai i lumtur i një djali. BB e sheh si mundësinë që të rikthehet në Shqipëri e ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu.

Joana 26 vjeç

Joana vjen nga Tirana ku aktualisht jeton vetëm, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Ka studiuar Farmaci dhe ëndrra e saj është që të ketë një farmaci të sajën. Vjen në BB për të provuar veten e saj në një ambient multikulturor brenda kontekstit të një loje.

Olta, 25 vjeç

Olta vjen nga Londra ku ka më shumë se 15 vjet që jeton me familjen e saj. Qyteti i saj i lindjes është Burreli ku rikthehet me shumë nostalgji për vitet e fëmijërisë. Është diplomuar për Biznes-Juridik në Londër, pavarësisht se puna e saj e ëndrrave do të ishte Make-up Artist. Vjen në BB për të rivendosur një marrëdhënie me vendin e saj të lindjes./tch/kombetare.al bigbrotheralbania62bigbrother6

Etiketat: ,

60 komente në Big Brother Albania 6, profilet dhe sekretet e 16 konkurrentëve (FOTO)

  1. aronbra

    me pelqyen shum Andi dhe Blendi e mbajten sekretin ne menyren me te mir te mundshme
    edhe Anaidi nje njeri me karakter te fort poashtu edhe Arsimi

     
    • liljana

      banoret e bb6 jane njerzit me kot te te gjithe shqiperis dhe te kosoves ,per vete faktin qe jane fallso .

       
    • angjelini

      elona je ylliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii i bba6 fitore joana qelbesir

       
  2. belieber

    Etleva ma e mira.

     
    • ermira

      elena dhe vigani me te miret

       
  3. Gerti

    Me pelqen Xhimi si karakter kurse ky marselini duk shum njeri koti me gruan jasht edhe duket si vk ka edhe femij.

     
  4. vera

    banorja e big brother 6 altina i ngjan pastruses time metes hahahahahahahahahahaahahahhaahhahahahahahahahahahahhahhahahahahahahahahhahahahhahahhahha sa shum i ngjan

     
  5. vera

    marselini punon zhigolo dhe sekreti i 2 eshte i martuar

     
  6. jeti

    sekreti 1 eldora
    sekreti 2 elona
    sekreti 3 shpendi
    sekreti 4 xhimi
    sekreti 5 jonilda
    sekreti 6 iliri
    sekreti 7 elena
    sekreti 8 marselini
    sekreti 9 altina
    sekreti 10 etleva
    sekreti 11 nuk e di
    sekreti 12 nuk e di
    sekreti 13 olta

     
  7. glertarrasa

    marselini ka punuar xhigolog per arsye sepse ben tamam ashtu

     
  8. glertarrasa

    marselino ka punuar si zhogolog sepse ben tamam ashtu

     
    • glertarrasa

      shum simpatike elena pa mbathje

       
      • sidorela kamberi

        yea

         
  9. tina

    Shpendi më i miri forca Shpendi je më i miri.

     
  10. xhanina

    elona me e mira nga te gjitha vajzat se keto te tjerat jane si shushka qe te gjitha si bolla shkojne neper shtepi………….

     
  11. pukaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    ec aty bisha big-ut……ilda je me e mire

     
  12. sidorela kamberi

    sa kot jan keto banoret vetem anajdi eshte 1111111111111111

     
  13. Renato

    Nuk po e kuptoj cte keqe ka te punosh zhigolo? Sepse kam par qe eshte permendur shume ky fakt neper gazeta dhe nga njerez paragjykusa koti. Per mendimin tim hallall ja beft zoti, dhe hallall e ka se po i shkojn te gjitha gocat nga mbrapa. Suksese ninos dhe likes.

     
    • sidorela kamberi

      eshte e vertete por ne shqiperi njeresit jan shume pargjykues

       
  14. gerta

    osht i omel anaidi edhe kur przihet me lemon

     
  15. arditi podvorica

    ma i mire anaidi

     
  16. sidorela kamberi

    anajdi nuk eshte vetem pamja i bukur por edhe shpirti i tij bravo anajdi ke dhene nje shembull per te rinjet shqiptar e meriton fitoren

     
  17. GERTA

    sa koti jane keta te BB

     
  18. INA

    KETE BB DUHET TA FITOJ ILIRI SEPSE ESHTE 111111111111111111

     
  19. ajo goca

    ky anajdi ben si i zgjuar por eshte kot fare dhe disa gjera i egzagjeron shum

     
  20. sidorela kamberi

    o ajo goca ke inat se ai eshte fitusi pjedh e lirohesh

     
  21. zjarri

    jo jeni krejt 0 pervec anaidit ai eshte 1 as i shtepise big brother dhe jam icmedur per te

     
  22. dona

    Elona je njesh,vazhdo keshtu se je me e mira.

     
  23. dona

    jonilda dhe joana jane vajzat me te degjeneruara te ketij spektakli.ok.

     
  24. westi

    aj qe e meriton me fitu bb asht shpendi esht ma i drejti ne loj

     
  25. liljana

    sa kot jane bb 6 ,me kot se bb5 ,

     
  26. ANISA

    ELENA ME E MIRA

     
  27. tea

    per mua me e mira nga bb6 eshte OLTA
    keshtu vazhdo oltaaaaaa
    olta eshte nje vajze shume e mire ne bb6
    eshte 1

     
  28. desi

    sekreti i joanes eshte se kam 100 pale kepuce

     
  29. jasemin

    mua me pelqen vigani se pse esht model i kosoves

     
  30. Luana Fieraku

    All you guys should be ashamed for encouraging these fucking idiots by watching and supporting this show. This show is a degnerate waste of time that gives the wrong impression to our Young Albanains. Get some morals and change our nation so that way it doesnt become sleazy and degenerate.

     
  31. Anna korithos nemea

    Ela mori ti ine afos joana putana turp

     
  32. Anna korithos nemea

    o joana le name moj vigan je yllo

     
  33. Dorina from Lapraka

    i agree totaly with you Luana Fieraku.. c jan kto lojra koti mbledhin t gjith plerat qe jan n emigracion s kan as kultur as nivel s behet nje debat per t qen..!! kjo joanna eshte rit ne lagje t pasur t athines e kan llastu shume prinderit.. eshte histerike!!s perfaqson aspak gocat shqiptare ne greqi!!

     
  34. anajdi

    elena eshte me e mila

     
  35. .....

    mua me pelqen me shume ELONA
    eshte 1

     
  36. vajza e vogel

    banorja me me mire ne keta qe kane mbetur eshte elona
    eshte 11111111111111111111111111111111111111111111111
    keshtu vazhdo elona

     
  37. GENTA

    SEKRETET
    1.Eldora
    2.Elona
    3.Shpendi
    4.Xhimi
    5.Jonilda
    6.Ilir
    7.Elena
    8.Marselino
    9.Altina
    10.Anaid <3
    11.Joana <3
    12.Etleva
    13.Olta
    14.Vigan&Edber

     
  38. djali per shtepi

    Kete soj njeriu(big bradherist) mos e patsh ne shtepi dhe mos te rente ne pjese kurkund. Njerez pa asnje vlere, qe i ben VIP-a e rrypa Top Cannel, i cili grumbullon leke te pista nga emigrantet, qe na bien flliqesite e shteteve ku punojne e jetojne. Nje emision piramide, si dixhital-i qe ndryshon çdo dite. Na rropi Top Cannel, i cili i ben shume buje varferise, por nuk na sqaron, kush na varferon me shume. Top Cannel, i cili i ysht femijet t’i detyrojne prinderit t’u nderrojne here pas here aparatet dixhitale, te blejne karten e sportit, karten e Big Brother-it dhe sa marifete te tjera. Pa beni llogari sa para paguan ne vit nje familje. Pastaj konsiderojeni ate familje te varfer apo te mesme(me standartin e Shqiperise)…

     
    • Dorina from Lapraka

      he pra he mo “djali per shtepi”. ashtu exact eshte!!

       
  39. gentiana

    mos mendoni kurr se anaidi eshte me i miri ne bb6 sepse mundohet ti zbuloje te tjeret por nuk eshte i zoti , i rritet mendja se zbulon sekretet por ilirin nuk e mund asnjeher mund te mos kete nje fytyr te bukur por eshte me i zgjuari ne ate bb6

     
  40. aisela

    joana me njeri kot ne ate bb6 e thot nje fjal dhe e nderron me nje fjali tjeter , eshte e ndrojtur dhe ka frik tua thot te tjereve , shpresoj qe te dale te shtunen se me cmend kur e shoh aty …..

     
    • aisela

      shpresoj qe kete vit ta fitoj cmimin iliri, se eshte me i angazhuar ne ate shtepi

       
  41. laura kico

    Une jam me Anaidin,sepse me duket njeriu me i hajrit ne shtepine e bb6.Elena eshte sh. e llastuar.Joana me duket njeri i arsyeshem,ndersa marselino nje mashkull qe heq vetullat komplet gei…

     
  42. sara

    Anaidi eshte me i miri.ai do ta fitoje bigun.Eshte me aktivi se te gjithe.

     
  43. ardi

    jam i sigurt se do fitoje ELDORA ose anajdi 100 perqind

     
  44. ardi

    garantoj per kto te dy
    …..

     
  45. uendi

    elona eshte sa 10 banoe aty brenda ajo eshte me e mira bravo keshtu vazhdo

     
  46. klara

    elona eshte fituesia e big brother 6 dhe Joana eshte banoria me e ult

     
  47. isa

    anaidi fitues i bb6

     
  48. fjona

    jepi joana ti je 1111111111111111111111111111111111

     
  49. fjona

    kam te drejt

     
  50. ergys

    joana me eshpifura i bb6 anaidi me i mere ne te ghithe

     
  51. ergys

    anaid je yll

     
  52. jola

    joana ne e keqja ne bottttttttttttttttt

     

Shkruaj një koment