E përditësuar|e Martë, Shtator 2, 2014

Berisha në Berat: Rama u mohoi shqiptarëve 100 mln euro investime 

berishaKreu i mazhorancës Sali Berisha inaguroi sot në qytetin e Beratit qendrën e komunës Lumas.

Gjatë  fjalës së tij ai drejtoi akuza në adresë të liderit të opozitës Edi Rama, duke e bërë atë edhe një herë tjetër  përgjegjës për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ai që ka marrë peng statusin e vendit kandidat, pengoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare. I mohoi Shqipërisë nga 100 milionë euro investime në rrugë ura, kanalizime, ujësjellës, nga krijimi i 10 mijëra vendeve të punës”,  u shpreh Berisha.

Duke cilësuar se Rama ka bërë një gabim historik më tej ai u bëri thirrje  banorëve të Lumasit të bashkohen me PD për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë.

Etiketat: , , , ,

Shkruaj një koment