E përditësuar|e Enjte, Korrik 24, 2014

Aksident në Elbasan, lëndohen 3 persona 

aksident ne elbasanAksi rrugor Peqin-Elbasan është përfshirë nga një aksident automobilistik ditën e sotme.  Dy automjete janë përplasur me njëra tjetër me pasojë  plagosjen e tre personave.

Mësohet se të lënduar kanë mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve Dritan Sula, pasagjeri Artur Jaho dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekimet e nevojshme.  Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin makinat. Sakaq, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet për  ngjarjen.

Etiketat: , , , ,

Një koment në Aksident në Elbasan, lëndohen 3 persona

  1. ali

    prse bejne aksidente

     

Shkruaj një koment